You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » JA ME Ç’KRITERE PËRZGJIDHESHIN KURTIZANET NË HAREME

JA ME Ç’KRITERE PËRZGJIDHESHIN KURTIZANET NË HAREME

albstroka-gazeta-lorena-stroka-wikipedia-gazetareNga Lorena Stroka

Si në çdo perandori tjetër, ashtu edhe në ato kineze, roli i grave kufizohej te zbavitja e perandorëve dhe lindja e pasardhësve! Haremi luante rol jetik në vazhdimin e pushtetit dhe ndodhej brenda pallatit perandorak në Qytetin e Ndaluar në Pekin.
Vendin e parë në hierarkinë e secilit harem e zinte gruaja e perandorit. Të vetmit që llogariteshin si eprorët e saj ishin perandori dhe nëna e tij. Të gjithë të tjerët u bindeshin urdhrave të saj, pasi, siç thoshin, ajo ishte “nëna e botës”.
Përveç perandores, në klasën e lartë të haremit përfshiheshin edhe perandoreshat që kishin jetuar më gjatë se burrat e tyre. Një ndër to ishte Wu Zetian e Dinastisë Tang, e cila u bë perandoresha e parë e Kinës.
Mirëpo përveç perandoreshës, perandori kishte të drejtë të thyente monotoninë e ditës edhe me dhjetra qindra gra të tjera, të cilat i ofronin çaste pikante, përtej të zakonshmes.
Parakusht për t’u bërë pjesë e haremit të perandorit ishte paraqitja e jashtme, kryesisht trupi. Vajzat tepër të gjata/shkurtra si dhe të shëndosha/holla shumë, nuk kishin asnjë shans të hynin në pallatin perandorak.
Deri në periudhën e Ming (1368-1644 pas lindjes së Krishtit), procesi i përzgjedhjes së kurtizaneve kryhej çdo tre vjet, brenda Qytetit të Ndaluar. Kandidatet varionin nga mosha 13-16 vjeç, dhe zakonisht zgjidheshin nga popullata e përgjithshme, pa u marrë parasysh prejardhja e tyre sociale.
Si fillim, zgjidheshin njëqind kandidate, të cilat trajnoheshin nga kurtizanet e vjetra. Pas kontrollit të trupave për ndonjë infeksion të mundshëm lëkure dhe aromë të pakëndshme, vajzat kalonin në fazën e dytë të përzgjedhjes, e cila kishte të bënte me sjelljen, mënyrën e e të folurit dhe ecjen e tyre.
Në fund, pas kalimit me sukses të fazave të sipërpërmendura, vajzave u kërkohej që t’i shërbenin nënës së perandorit për disa ditë, ndërkohë që ishin të detyruara të flinin në të njëjtën shtrat me të, në mënyrë që ajo të shqyrtonte zakonet e gjumit të të rejave, si për shembull, nëse gërhinin ose shfaqnin shenja agresiviteti.
Si të gjitha gratë e haremit, ato jetonin të izoluara në ndarjet e brendshme të pallatit, pa u lejuar dalja jashtë tij./Lorena Stroka
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top