You Are Here: Home » Kuriozitete » JA ME ÇFARË I LANIN DHËMBËT TË LASHTËT DHE I KISHIN MË TË SHËNDETSHËM SE NE SOT

JA ME ÇFARË I LANIN DHËMBËT TË LASHTËT DHE I KISHIN MË TË SHËNDETSHËM SE NE SOT

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-shkrimeNga Lorena Stroka

Megjithëse fermerët e kanë karakterizuar si barin më të keq në botë, pasi është mjaft rezistent ndaj shumë herbicideve, mijëra vjet më parë, banorët e Sudanit të sotëm e përdornin si pastrues dhëmbësh!

Bëhet fjalë për Cyperus Rotundus (Ciperusin e Rrumbullakët), një bimë mjaft e veçantë, e cila pas një sërë shqyrtimesh të bëra në skeletet e varrezave “El Hindi 2” në Sudan, u vërejt se përdorej nga të parët si pastë dhëmbësh për shkak të vetive të saj antibakteriale.

Madje, është e habitshme që dhëmbët e skeleteve, që datojnë 8.700 vjet më parë, ishin më të shëndetshëm se sa dhëmbët e europianëve të sotëm.

Studimet e mëpashme kanë treguar se ekstrakti i ciperusit parandalon rritjen e baktereve që përgjegjësohen për fillimin e kariesit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top