You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PËR NJË FYTYRË TË PASTËR DHE PLOT RREZATIM, JA SEKRETI I JAPONEZEVE

PËR NJË FYTYRË TË PASTËR DHE PLOT RREZATIM, JA SEKRETI I JAPONEZEVE

SEKRET-I-JAPONEZEVE-PER-LEKURE-SUPER-TE-LEMUAR-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SEKRETE-KËSHILLA-BUKURIE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

A e keni vënë re që të gjitha japonezet dhe koreatet pavarësisht moshës së tyre, kanë lëkurë shumë të pastër e të lëmuar?! Cili është sekreti i shkëlqimit të tyre? Çfarë bëjnë më tepër se femrat e tjera anembanë botës?

Përveç ushqyerjes së shëndetshme, bazuar kryesisht në zarzavate dhe fruta deti, ato bëjnë shumë kujdes me pastrimin e lëkurës. Në mënyrë të veçantë, e lajnë fytyrën me ujë të gazuar, i cili njihet për vetitë e tij të dobishme: forcon lëkurën, largon qelizat e vdekura si dhe pastron poret në thellësi.

Përveç pastrimit, flluskat  e ujit, i japin lëkurës oksigjen, duke pakësuar kështu shenjat e enjtjes dhe thatësisë.

Çfarë të bëni?

Në një enë të pastër shtoni sasi të njëjta uji të gazuar e të zakonshëm (p.sh 0.2 l ujë të gazuar + 0.2 l ujë mineral natyral), me qëllim që uji të mos jetë tepër i rëndë për lëkurën tuaj.

Pastaj mund ta përdorni në dy mënyra: ose si pastrues lëkure, ose duke zhytur fytyrën brenda ujit për rreth 10-15 sekonda – si terapi.

Si kryhet pastrimi?

Së pari, duhet të dini se pastrimi në fjalë, nuk duhet të kryhet më shumë se dy herë në javë, shpeshtësia shkakton acarim lëkure. Merrni një topth pambuku lageni në të dhe kalojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës.

*Uji me gaz (i karbonuar) është ujë të cilit i është shtuar dioksid karboni.

*Para se ta përdorni në fytyrë, mos harroni të bëni testin e domosdoshëm.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top