You Are Here: Home » Mjekësi » Ja disa tips se si te fshihni vitet

Ja disa tips se si te fshihni vitet

Nga Lorena Stroka

Kujt nuk do t’i pelqente te tregonte me i ri nga mosha qe ka ne realitet. Rrudhat ndoshta tregojne vitet qe kemi lene pas, por askujt nuk i pelqen te shikojë ne pasqyrë një fytyrë te ngjashme me harten. Duhet te dini se padashur mund te shtoni vija të panevojshme ne fytyren tuaj. Disa vese dhe sjellje te caktuara mund te rrisin rrezikun e plakjes se parakohshme. Nese i shmangni keta faktore ndikimi, mund te ndihmoni lekuren tuaj te tregoje me e re.

1. Ekspozimi ne diell. Shkaku kryesor i shfaqjes se rrudhave. Nuk ka nxirje qe te jete e shendetshme. Nxirrja perben shenje demtimi ne lekure. Me te shumtat e rrudhave shkaktohen nga ekspozimi ne diell gjate gjithe jetes se njeriut, prandaj kurre nuk eshte vone që të ndaloni procesin ekspozimit te tepert. Çfarë mund te beni: Gjithmone, aplikoni në fytyrë dhe trup krem kundër rrezeve te diellit. Duart dhe fytyra perbejne pjeset me delikate pasi qendrojne me shume ore te ekspozuara ne diell.

2. Faktor tjeter i rendesishm ne plakjen e parakohshme eshte duhani: Nuk ka asnje dyshim qe duhani e demton lekuren. Pershpejton procesin e plakjes dhe shton rrudhat. Rrudhat e femrës duhanpirese jane te dukshme akoma dhe ne moshen 20 vjecare. Sa me shume paketa cigare pini, aq me teper perforconi shfaqjen e rrudhave. Çfarë mund te beni: Ndaloni duhanpirjen, ekzistojne mjete rezultative per nderprerjen e duhanit.

3. Menyra se si flini mund te shkaktoje rrudha. Pavaresisht butësisë që mund të ketë, jastëku cdo mbremje ushtron presion ne fytyren tuaj. Me kalimin e viteve mund te krijohen disa vijeza ne faqe, mjekerdhe balle. Rrudhat e fjetjes, varen nga menyra se si shplodhet fytyra ne jastek Çfarë mund te beni: Mos flini barkas (përmbys), kjo eshte nje menyre e mire per të shmangur rrudhat e mundshme.

4. Parandaloni rrudhat përmes ushqyerjes se shendetshme. Lekura eshte organi me i madh i trupit tuaj. Ashtu si truri dhe zemra nevojiten ushqyerje te mire me qellim mirembajtjen e formes dhe funfksionimit te tyre. Po te njejtin kujdes kerkon dhe lekura juaj, ajo  nevojitet vitaminen B, e cila perben dhe bazen per qeliza te reja dhe te shendetshme… Sigurisht,  kombinimi i vitaminave te tjera sjell rezultate mjaft te kenaqshme per lekuren ne pergjithesi. Çfarë mund te beni: Zgjidhni ushqyerje te ekuilibruar, te pasur me fruta dhe zarzavate. Vaftet e shpeshta, me sasi te vogla perbejne përsosmërinë per nje lekure sa me te shendetshme. Domatet permbajne vitaminen C, karotat vitaminat B dhe A, ndersa zarzavatet dhe bajamet vitaminen E./WWW.ALBSTROKA.COM/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top