You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » JA ÇFARË MUND TË TË ÇOJË NË MENOPAUZË 15 VJET MË HERËT

JA ÇFARË MUND TË TË ÇOJË NË MENOPAUZË 15 VJET MË HERËT

Nga Lorena Stroka

Të dashura ndjekëse të faqes do doja ta lexonit me shumë kujdes këtë shkrim, pasi jam e sigurtë që ju intereson të tërave…

Në qoftë se mendoni se menopauza është një gjendje e përcaktuar biologjike për të cilën nuk mund të bëni asgjë, gaboheni! Në shumë raste ajo varet dhe nga vetë ne. Duke filluar nga mënyra e ushqyerjes dhe deri te përkujdesja e trupit tonë.

Përdorimi i përditshëm i produkteve kozmetike dhe llakut mund të shkaktojë menopauzë të parakohshme. Sipas disa shkencëtarëve nga Universiteti i Uashingtonit, gratë që vijnë në kontakt me acidin fthalik përmes produkteve kozmetike, enëve plastike si dhe paketave ushqimore të gatshme hyjnë në menopauzë të paktën 2-3 vjet më herët.

Sado e pabesueshme që t’ju tingëllojë,  në botë janë regjistruar raste grash që kanë hyrë në periudhën e menopauzës akoma dhe 15 vjet më herët nga mesatarja. Nga analizat e kryera, në gjakun e 57000 grave në menopauzë u gjetën sasi të larta fthalike.

Gratë me nivele më të larta fthalike në gjak ose në urinë kishin hyrë në menopauzë në moshën 36 vjeç dhe jo 51 siç ndodh zakonisht.

Menopauza e parakohshme shkaktohet nga një sërë faktorësh: goditjet në tru, infarktet në zemër, problemet kockore etj., etj.

Në qoftë se doni ta vononi sa më shumë menopauzën e parakohshme duhet të përdorni sa më pak produkte kozmetike të tregut (preferoni t’i përgatisni vetë), të reduktoni konsumin e ujit në shishe plastike si dhe të shmangni sa më shumë konsumin e ushqimeve të gatshme, të konservuara./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top