You Are Here: Home » Mjekësi » JA ÇFARË I NDODH TRUPIT TONË NËSE NDËRPRESIM KONSUMIN E KAFESË!

JA ÇFARË I NDODH TRUPIT TONË NËSE NDËRPRESIM KONSUMIN E KAFESË!

lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-publiciste-biografia-wikipedia-albstroka-facebook-instagramNga Lorena Stroka

Për shumë prej nesh kafja përbën një ndër kënaqësitë më të mëdha mëngjesore. Mungesa e konsumit të saj qoftë dhe për një ditë mund të ​​shkaktojë marramendje, hutim, madje dhe dhimbje koke. Arsyeja që ndodh kjo është për faktin se kafeina shkakton disa ndryshime natyrale në trupin tonë nga të cilat mund të varemi lehtësisht.

Me gllënjkën e parë të kafesë, kafeina kalon përmes qarkullimit të gjakut dhe fillon të “udhëtojë” nëpër trurin tonë duke bllokuar një neurotransmetues të quajtur adenosine. Ky proces rezulton në lirimin e hormoneve, si dopamina dhe serotonina, të cilat kanë efekt stimulues. Sa i përket kohës që trupi ynë nevojitet për reduktimin e sasisë së kafeinës është përllogaritur rreth 5 orë, gjithsesi kjo nuk është standarde! Mosha, gjendja e përgjithshme shëndetësore, ndërveprimi me ilaçet, zakonet, prirja e duhanit etj, ndikojnë në masë të madhe kohën e saktë për largimin e kafeinës nga trupi ynë.

Kështuqë nuk duhet të habitemi aspak nëse pas mungesës së kafes së mëngjesit fillojmë të përballemi me disa efekte anësore. Përveç faktit që nuk do të aktivizojmë metabolozmin tonë, do të ndihemi të lodhur, të plogësht, të trullosur dhe fizikisht të dobët.

Studiuesit kanë zbuluar se sa më shumë kafeinë konsumojmë, aq më serioze do të jenë ndryshimet që do të pësojmë nëse do ta ndërpresim, gjithashtu edhe abstenimi nga sasi të vogla – duke folur për një filxhan kafe në ditë – mund të çojë  në simptoma varësie. Simptomat fillojnë 12 deri në 24 orë pas dozës së fundit të kafeinës dhe mund të zgjasin deri në nëntë ditë.

Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë nga konsumi i saj. Sipas një studimi të botuar  në vitin 2017 në revistën shkencore BMJ, konsumi i kafesë nuk është vetëm i sigurt për shumicën e njerëzve (përveç grave shtatzëna dhe grave me rrezik të rritur nga fraktura), por gjithashtu siguron edhe një numër të madh përfitimesh për shëndetin. Kështu që sekreti gjendet te sasia, sipas specialistëve konsumimi ditor nuk duhet të kalojë 400 mg kafeinë./albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top