You Are Here: Home » Mjekësi » KJO ËSHTË ARSYEJA PSE ERËZA NË FJALË KUSHTON MË SHUMË SE ARGJENDI!

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE ERËZA NË FJALË KUSHTON MË SHUMË SE ARGJENDI!

lorena-stroka-gazetare-gazeta-albstroka-vanilja-me-e-shtrenjte-se-argjendi-albstroka-lajmeNga Lorena STROKA

Ndryshe nga vitet e kaluara, kohët e fundit po reflektohet një realitet gati-gati habitës në lidhje me koston e lartë të vaniljes, e cila sipas statistikave të tregut po i bën konkurrencë të fortë një prej metaleve të çmuara (argjendit), 1 kg vanilje kushton plot 500 euro! Në mënyrë të pashmangshme, ky fakt përbën lajm i keq jo vetëm për akullorebërësit, apo pastiçerët, por dhe parfumbërësit, të cilët e përdorin si përbërës kryesor në produktet e tyre.

Rritja alarmante e çmimit të erëzës fantastike ka të bëjë me një numër faktorësh, si pllenimin  e ndërlikuar, kushtet e këqija të motit, vjedhjet, por dhe rritjen e tendencës për ushqime natyrale.

Një ndër arsyet kryesore që kanë çuar në shtrenjtësimin marramendës është zhvillimi i ngadaltë i saj. Vreshtat me vanilje duan dy deri në katër vjet derisa të piqen plotësisht, ndërkohë që lulet e saj çelin vetëm një ditë në vit. Në mënyrë që bimët të prodhojnë frytet e vaniljes duhet të fekondohen atë ditë.

Në shumicën e vendeve ku rritet vanilja nuk ka insekte apo zogj që të plllenojnë lulet. Pllenimi natyral mund të bëhet vetëm nga një bletëe vogël që jeton në Meksikë.

Shumë prej 90 varieteteve të vaniljes gjenden në Meksikë, por shpyllëzimi ka ulur ndjeshëm mjedisin e saj natyror.

Në Madagaskar, ku prodhohet 80% e vaniljes botërore, lulet duhet të pllenohen nga dora e njeriut. I gjithë procesi kërkon kohë, dhe është tejet i vështirë.

Në vitet 80-të, vanilja artificiale – qartësisht më e lirë – mbizotëroi tregun mbarëbotëror, gjë që i detyroi kultivuesit e vaniljes të ulnin prodhimin për shkak të fitimit minimal. Derisa diku rreth vitit 2011 kërkesat për vanilje natyrale u rritën përsëri.

Fermerët  e vaniljes iu përveshën sërish punës, por për shkak të rrethanave të vështira, jo me të njëjtin zell. Për të disatën herë kultivuesve iu desh të ballafaqoheshin me dorën e gjatë të hajdutëve, të cilët pasuroheshin  në shpinën e të tjerëve!

Nga frika e vjedhjes së vazhdueshme, fermerët detyrohen të mbledhin bishtajat e vaniljes para fazës së pjekjes finale, për fat të keq, kjo ndikon cilësinë e vaniljes.

Kushtet e vështira klimatike vënë në rrezik kultivimet. Për shembull ciklonet dhe ndryshimet  e motit kanë rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e stuhive. Në rast se një ciklonë eliminon prodhimet e vaniljes, atëherë do të nevojiten të paktën 4 vjet të tjera që bima të lulëzojë sërish. Pas ciklonit që goditi Madagaskarin në vitin  2017, prodhimet e vaniljes u vendosën nën mbrojten e forcave të armatosura, pasi kostoja reale kishte shkuar nga 19 euro që ishte në 2007 në plot 471 euro për kilogram./albstroka.com/

© AlbStroka.com

*Ndalohet ribotimi i shkrimit paautorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top