Ishte një yll i harruar nga koha!
Në fillim të prillit (2007) një studim i qiellit për vëzhgimin e largët të shpërthimeve të supernovave – në kuadër të programit Nearby Supernova Factory – identifikoi një dritë të largët me ndihmën e Observatorit Palomar. Menjëherë kompjuterat e projektit përcollën imazhet në një server të dhënash për të bërë analizimet e tyre. E njëjta gjë bëhet disa herë në vit, kur një yll shumë i largët që ndodhet në fundin e vet eksplodohet mbi qiellin e natës, para se drita e tij të humbasë një herë e përgjithmonë. Por kësaj rradhe drita nuk u zhdukë, përkundrazi bëhej gjithnjë e më e fortë, dhe vetëm atëherë kur e perceptuan sytë njerëzorë, ra alarm. Supernova e çuditshme arriti të fitojë shkëlqimin maksimal pas 77 ditësh. Pas 200 ditësh – një vit kur më të shumtat e supernovave janë zvogëluar dhe kanë humbur në terr – ylli shkëlqente ende intensivisht. Vetëm tetorin e 2008, me një vonesë të paparë, 555 ditë pas lokalizimit të tij, ishte zbehur aq shumë sa që ndjekësit e supernovës ndaluan vëzhgimet e tyre. Interpretimi i tij kërkon akoma më shumë kohë. Fakti SN2007bi siç u quajt, ishte një ndër shpërthimet më ekstreme që ishin regjistruar ndonjëherë, dhe për këtë nuk kishte asnjë pikë dyshimi. Ishte aq intensiv sa që nuk i përshtatej çdo lloj modeli të njohur për sa i përkiste vdekjes së yjeve normalë. Por në vazhdim, shumë shpejt u bë e qartë se në jetë ashtu si dhe në vdekje, ai nuk ishte bërë kurrë një yll normal. Në qoftë se interpretimi për atë ç’ka u shfaq në prillin e 2007 është i drejtë, atëherë bëhet fjalë për një yll që nuk duhej të ishte kurrë në atë vend. Ishte një yll i pakonceptueshëm për mendjen tonë, ndoshta i përkiste një universi të mëparshëm. Kush e di ndoshta ishte një yll i harruar nga koha!
© Albstroka.com