You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » I fliste gjithmonë për atë, dhe ajo e dëgjonte me kujdes, i thoshte sa shumë e donte, e ndjente të tijën pjesë…

I fliste gjithmonë për atë, dhe ajo e dëgjonte me kujdes, i thoshte sa shumë e donte, e ndjente të tijën pjesë…

AJO

© Lorena Stroka

I fliste gjithmonë për atë,
dhe ajo e dëgjonte me kujdes,
i thoshte sa shumë e donte,
e ndjente të tijën pjesë…
 
Ngrohtësisht në sy ajo e vështronte
duke i thënë: “Ki shpresë,
durimi është arma e të fituarit,
nxitimi. këshilluesi më i keq…”
 
Ai vazhdonte t’i rrëfehej
dhe ajo ta dëgjonte si përherë,
megjithëse kurrë s’i tha të dua,
në krahët e tu më merr…
 
Mendonte se ajo që ai donte
s’ish ajo vetë,
por një tjetër, një e panjohur
gruaja që i kish vjedhur zemrën vërtet…
 
 
Shkëputur nga vëllimi poetik: KUDO DHE ASKUND

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top