You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » I DHASHË ATË QË NUK I DHE TI…

I DHASHË ATË QË NUK I DHE TI…

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Toni Morrison

“Dua një palë sy të rinj ngjyrë bojëqielli”. T’i kishte kërkuar kohë më parë Zot, por ti nuk i ishe përgjigjur. Ndaj dhe unë bëra atë që nuk bëre ti, atë që nuk mundeshe, atë që nuk doje të bëje. Pashë këtë vajzën e zezë e të shëmtuar dhe e desha. Luajta rolin tënd. Dhe ishte një shfaqje  e bukur. Unë, unë bëra një mrekulli. I dhashë sytë. Dy sy blu, blu. Një rrip i marrë direkt nga qielli yt i kaltër. Asnjë tjetër nuk do të shikojë sytë e saj bojëqielli. Vetëm ajo dhe do të jetojë e lumtur…

“Të lutem, zot”, pëshpëriti në pëllëmbën e dorës së saj. “Të lutem më bëj të zhdukem”. Mbylli fort qepallat e saj./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top