You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » HUMBJA – PAULO COELHO

HUMBJA – PAULO COELHO

Përktheu: Lorena Stroka, Master of Arts in Specialised Translation

Paulo Coelho

Humbës janë ata që nuk dështojnë…

Humbja na bën të humbasim një betejë apo një luftë. Dështimi nuk na lë të luftojmë.

Humbja vjen kur dështojmë të arrijmë diçka që duam shumë. Dështimi nuk na lë të ëndërrojmë. Shprehja që e karakterizon është: “Mos dëshiro asgjë dhe s’ke për të vuajtur kurrë”.

Humbja mbaron kur hidhemi në një betejë të re. Dështimi nuk ka fund: është zgjedhje jete.

Humbja është për ata që edhe pse kanë frikë e jetojnë jetën me entuziazëm dhe besim.

Humbja është për trimat, vetëm ata e kanë nderin ta humbin dhe gëzimin ta fitojnë.

Nuk jam këtu për t’ju thënë se dështimi është pjesë e jetës: këtë e dimë të gjithë. Vetëm humbësit e dinë se çfarë është Dashuria. Sepse në mbretërinë e dashurisë zhvillojmë betejat tona të para – dhe zakonisht humbim./AlbStroka.com/

Jam këtu për t’ju thënë se ka njerëz që nuk u mundën kurrë. Janë ata që nuk luftuan kurrë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top