You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » HISTORIA RRËQETHËSE E EUNUKUT TË FUNDIT TË KINËS!

HISTORIA RRËQETHËSE E EUNUKUT TË FUNDIT TË KINËS!

lorena-stroka-gazetare-albstroka-blog-wikipedia-biografiaNga Lorena Stroka

Sun ishte vetëm 9 vjeç kur ndërmori vendimin më të rëndësishëm të jetës së tij. Pas një takimi të rastësishëm me një eunuk të moshuar, i cili qe pasuruar duke i shërbyer perandorit kinez, vogëlushi vendosi të ndiqte të njëjtën rrugë. Ai i kërkoi të atit që ta gjymtonte, në mënyrë që të mund t’i ofronte shërbimet e tij Perandorit Pu Yi, i cili hyri në histori si “Perandori i Fundit”.
Ndryshe nga eunukët e Perandorisë Osmane, eunukëve kinezë u hiqeshin të gjitha organet gjenitale. Ishte një operacion që jo vetëm shkaktonte dhimbje të padurueshme, por çonte gjithashtu në një zhgënjim të përjetshëm erotik, të privuar nga çdo perspektivë kënaqësie.
“Eunuk i pallatit” ishte një titull që e ëndërronin shumë djem. Njëri prej tyre ishte edhe Sun. Kërkonte doemos që të ishte pranë Perandorit, me shpresën se një ditë do të fitonte pushtet dhe ndikim! Për fatin e tij të keq, gjërat nuk shkuan ashtu siç i kishte parashikuar. Menjëherë pas gjymtimit, mësoi se Perandori kishte dhënë dorëheqjen dhe oborri perandorak sapo ishte shpërbërë! Diku aty ëndrrat e të riut u shuan njëherë e mirë!
Megjithëse jetoi plot 96 vjet, duket se Sun nuk arriti të kapërcente kurrë humbjen e “thesarit” të tij të çmuar!/Lorena Stroka
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top