You Are Here: Home » Kuriozitete » Mistere » Historia e çuditshme e familjes ngjyrë blu!

Historia e çuditshme e familjes ngjyrë blu!

Nga Lorena Stroka

Nuk bëhet fjalë për photoshop, por për histori të vërtetë!

Në vitin 1800, një familje e izoluar në pjesën lindore të Kentucky, me rrënjë franceze, përjetonte një situatë shumë të çuditshme, pasi fëmijët që lindnin ishin ngjyrë blu. Për shkak të endogamisë, anëtarët e familjes Fugate lindën me një sëmundje të rrallë që çonte në njollosjen e lëkurës së tyre. Misteri i fshehur prapa familjes blu që kishte befasuar dhe habitur mijëra njerëz më në fund u zgjidh…

Historia filloi në shek. XIX kur francezi Martin Fugate, u vendos në brigjet lindore të Kentucky… Atje, u martua me Amerikanen flokëkuqe, Elizabeth Smith, e cila kishte lëkurë shumë të zbehtë. Bashkimi i tyre formoi një mutacion gjenetik që rezultoi në lëkurën ngjyrë blu të pasardhësve të tyre. Duke vërenjtur portretin familjar duket sikur i është nënshtruar përpunimit me photoshop… por shkenca tregon se është fakt i vërtetë. Sëmundja quhet methemeglobinemia ( e njohur ndryshe dhe si met-H) dhe redukton aftësinë e njeriut që të përcjellë oksigjen në gjakun  etj. Si rezultat i kësaj, gjaku i tij është më i errët se sa ai që qarkullon në venat e njerëzve të tjerë. Ngaqë familja jetonte në një zonë të ndaluar, brezat e ardhshëm duke mos patur rrugëzgjidhje tjetër martoheshin me brezat e një familjeje fqinje, gjë që përkthehej në shkëmbim “të varfër” gjenesh dhe shfaqje të shpeshtë të gjenit met-H.

Familja u zbulua për herë të parë në vitin 1958, kur një nga burrat ngjyrë blu, Luke Combs, pasardhës i familjes Fugate, çoi gruan e bardhë në spitalin e  Kentucky, atje mjekët më shumë u angazhuan me rastin e burrit se sa të gruas. Përveç njollosjes së plotë të lëkurës, nuk identifikohen probleme të tjera serioze lidhur me sëmundjen. Në vitin 1980 u gjet kurimi, ku njeriu blu pinte një substancë kimike (ngjyrë blu). Ajo e konvertonte gjakun në ngjyrë normale ndërsa ndryshonte dhe tonin e lëkurës. Megjithatë, për shkak të dispersionit të lëngjeve, zgjidhja ishte e përkohëshme, pra, zgjaste vetëm një ditë, kështu të sëmurit i duhej të pinte çdo ditë substancën në fjalë./AlbStroka/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top