You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Historia e AQUITANIA

Historia e AQUITANIA

Nga Lorena Stroka

  • Vendi i origjinës: Britani e Madhe
  • Kronologji ndërtimi: 1913
  • Gjatësi: 275. 2 m
  • Gjerësi: 28. 7 m
  • Tonazh: 48. 158 ton
  • Makineri: Turbinë me ingranazhe, 4 helika
  • Shpejtësi: 23 nyje (42.6 km/h)
  • Pasagjerë: 618 (vendin e parë), 614 (vendin e dytë), 1998 (vendin e tretë)
  • Prodhues: John Brown & Co. Ltd, Glasgow, Scotland (Skoci)

Ishte një nga anijet më të bukura që lundruan ndonjëherë në linjën e Atlantikut të Veriut dhe një nga më elegantet prej atyre që kishin katër kollona (oxhaqe). Silueta e saj ishte nga më të populluarat para Luftës së Parë Botërore. Linjat e saj, ndërtimi mjeshtëror, por dhe oxhaqet e pjerrta me përmasa të përsosura paraqisnin një pamje të veçantë në portet e Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lundroi bashkë me anijet “Lusitania” e “Mauretania” dhe u përdor gjatë dy Luftërave Botërore për transportimin e forcave ushtarake… Në vitin 1950, për shkak të mos rinovimit të çertifikatës së operimit, u shit për pjesë këmbimi, duke i dhënë kështu fund një epoke të tërë të anijeve transatlantike.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top