Hipokrati (460 – 370 p.e.r.,)
Nga Lorena Stroka
Hipotezat mbi mjekësinë gjithmonë kanë qenë nga me të ndryshmet. —Por ajo çka mbetet e qëndrueshme dhe e bazuar mbi realitetin absolut është prania dhe ndikimi pozitiv i Hipokratit në shkencën e mjekësisë. Hipokrati ishte themeluesi i saj, pema gjenetike e tij lidhet ngushtë me mitologjinë greke. Thuhet se ishte pasardhësi i 20-të i gjeneratës së Asklipit (djalit të Apolonit), i cili më vonë u quajt zot dhe mbrojtës i artit të mjekësisë. Pa diskutim që mësuesi i parë i Hipokratit ishte i ati i tij (mjek në profesion), krahas të cilit dhe shumë të tjerë si Herodoti Silimvrianos dhe dietologu Leodinos. Sipas biografisë së Hipokratit thuhet se i përkiste kategorisë së njerëzve të cilët kishin udhëtuar shumë në jetën e tyre. Në moshën 75 vjeçare u shua diku pranë Larisës. Si në çdo fushë tjetër dhe në atë të mjekësisë antagonizmi ishte tepër i
ashpër, prandaj dhe shumë sharlatanë u munduan të shfaqnin një imazh të tjetërsuar në lidhje me zbulimet dhe përparimet e Hipokratit, duke shpresuar në marrjen e “atësisë”. Hipokrati ishte njeriu i parë që klasifikoi me sistem të dhënat e mjekësisë, dhe themeloi metodën trajtuese të sëmundjeve të ndryshme. Ai shprehu mendimin se njeriu sëmuret kur e lë organizmin të dobësohet. Organizmi i shëndetshëm dhe i fortë i prandalon sëmundjet dhe pasojat fatale. I dha rëndësi të veçantë përforcimit të organizmit në mënyrë natyrale dhe nuk shkonte pas problemeve të njëpasnjëshme që rrjedhonin nga organizmi i dobët. Progreset e Hipokratit ndihmuan në parandalimin e shumë sëmundjeve duke e rikthyer organizmin në gjendjen e mëparëshme shëndetësore. Qëllimi kryesor i tij ishte përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shtimi i jetëgjatësisë. Librat që përbëjnë koleksionin e Hipokratit i përkasin periudhës midis 450 p.e.r. Pjesa dërrmuese e librave ishin të Hipokratit dhe nxënësve të tij. Fillimisht dorëshkrimet qarkullonin në formë broshurash duke informuar me këtë mënyrë të gjithë ushtruesit e mjekësisë. Brenda teksteve me përmbajtje të përcaktuar ekzistonin dhe shënime, të cilat u ruajtën deri në epokën tonë. Të gjitha dorëshkrimet në fjalë qarkullonin pa tituj, ashtu si të gjitha shkrimet e lashta greke. Gjatë periudhës klasike dorëshkrimet u transportuan në Bibliotekën e Aleksandrisë. Por nga që tekstet ishin pa tituj klasifikoheshin duke u dhënë një emër që pas leximit dhe studimit nga specialistët, mund të ndërrohej. Gjatë periudhës romake shkrimet Hipokratike studioheshin nga njerëz te ditur si Kelti i njohur si “Hipokrati Latin”, Pliniua etj. Vitet Bizantine dhe themelimi i manastireve ndikuan në përmbledhjen e dorëshkrimeve të ndryshme sigurisht dhe ato të Hipokratit. Tekstet më të njohura Hipokratike janë: Περί ιατρού», «Περί Ευσχημοσύνης», «Παραγγελίαι», «Περί Κρίσεως», «Περί κρισίμων», «επιστολαί», «Δόγμα», «Επισώμιος», «Πρεσσεκτικός». Hipokrati krijoi parime themeltare, të cilat qysh atëherë e deri më sot përbëjnë bazën e shkencës së mjekësisë, gjithashtu formoi betimin e funksioneve të saj që ekziston deri më sot. Hipokrati ishte modest dhe fjalëpak. Për terapitë e tij të suksesshme u bë i njohur në çdo kënd të Greqisë së lashtë. Por mbi të gjitha, Grekët e lashtë e nderonin si mjeshtrin e madh të shkencës së Asklipit. Ishte i talentuar, i ndershëm, korrekt, i drejtë dhe i matur. Dy thëniet më të rëndësishme të Hipokratit janë: “Natyra nuk toleron asgjë të ekzagjeruar” dhe “Nëse shëndeti mungon, çdo send apo pasuri nuk ka më asnje vlerë”…
© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.