HEQJA E AROMËS SË VAJIT TË DJEGUR GJATË GATIMIT
Nga Lorena Stroka
Shpesh, kur skuqim speca, peshq etj., etj. ambienti i kuzhinës vjen erë e djegur vaji. Është një aromë gati-gati mbytëse, që na detyron të hapim dyer e dritare për të shpëtuar prej saj.
Unë kam gjetur një mënyrë tjetër, përveç ajrosjes së mjedisit, marr një tas metalik dhe djeg në të disa lëvore limoni dhe patateje. Brenda një minute, aroma e tiganisjes zhduket plotësisht dhe shtëpia kundërmon erë freskie. Provojeni!/albstroka.com/
© AlbStroka.com