You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Hap pas hapi përgatitja e maskës/kremit antirrudhë që përdor unë (FOTO EKSKLUZIVE)

Hap pas hapi përgatitja e maskës/kremit antirrudhë që përdor unë (FOTO EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sot, jam tepër e zënë, kam shumë punë për të bërë, brenda dhe jashtë shtëpisë, se si do t’ia dal as vetë s’e di. Por para se të merrem me ato, mendova t’ju postoj recetën e një maske/kremi antirrudhë që e përdor dhe unë vetë (sapo e përgatita). Maska në fjalë, ndihmon në zbutjen e rrudhave të imta përreth syve, buzëve si dhe forcon lëkurën duke e bërë të duket më rinore (është super edhe për pjesën e qafës, unë për shembull, që mbaj thuajse gjithmonë dekolte të hapura e aplikoj për efekte sa më të mira).

Përbërësit që do të nevojiteni:

1 lugë gjelle mjaltë

1 e bardhë veze

1 lugë çaj glicerinë

1 lugë gjelle vaj ulliri

1/2 filxhan miell

Përgatija

Në një tas, hidhni të bardhën e vezës, mjaltin, glicerinën dhe vajin e ullirit. Përziejini mirë derisa të formohet një masë e trashë, pastaj shtoni miellin dhe vazhdoni përzierjen për 2-3 minuta. Në fund, maska/kremi juaj është gati për përdorim.

Përdorimi

Aplikojeni në fytyrë dhe qafë (në lëkurë të pastër/pa grim) për rreth 10 minuta. Shplahuni me ujë të ngrohtë, pastaj me të ftohtë. Pjesën tjetër të maskës (në qoftë se ju ka mbetur), ruajeni në në vazo në derën e frigoriferit për 72 orë./AlbStroka.com/Përdoreni 2-3 herë në javë.

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top