You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » HAP PAS HAPI LYERJA E FLOKËVE ME KAMOMIL (FOTO)

HAP PAS HAPI LYERJA E FLOKËVE ME KAMOMIL (FOTO)

Nga Lorena Stroka

Hello my dear friends and followers…

Në disa nga shkrimet e mëparshme ju kam folur për të mirat e kamomilit. Gjithashtu, ju kam thënë se unë nuk i kam lyer flokët kurrë me asnjë lloj boje, thjesht çdo 6 muaj kam përdorur kamomil për të ruajtur ngjyrën e artë. Sot, po ju tregoj në foto të gjithë procesin e lyerjes.

1. Së pari, zieni 2-3 litra ujë në tenxhere… për rreth 15-20 minuta…

2. Së dyti, hidhni një qese (500 gr) kamomil në të (ju mund të përdorni më pak nëse doni, unë përdor shumë se kam flokë të gjata).

3. Së treti, lereni kamomilin të veprojë në ujë për rreth 5 minuta.

4. Së katërti, kullojeni në një enë tjetër.

5. Së pesti, filloni të lagni flokët pak e nga pak, duke filluar nga bishtat (majat) deri te rrënjët.

6. Dhe në fund, qëndroni disa minuta në diell (kohëzgjatja varet nga dëndësia dhe gjatësia e flokëve tuaj) derisa të thahen plotësisht. Pastaj, lahuni dhe krihuni si zakonisht./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top