You Are Here: Home » Të ndryshme » ZIHET ME GRUAN, KËRCËNON TË LËSHOJË TË BIJËN NGA KATI I GJASHTË!

ZIHET ME GRUAN, KËRCËNON TË LËSHOJË TË BIJËN NGA KATI I GJASHTË!

Nga Lorena Stroka

Të tronditur mbetën të gjithë ata kalimtarë që padashur u bënë dëshmitarë okularë të ngjarjes në fjalë. I ati vari nga dritarja e katit të gjashtë të bijën (3 vjeçare)  pas një zënke që kishte me bashkëshorten e tij. Gjithçka filloi ditën e djeshme në orën dhjetë e gjysmë të mëngjesit. Të çuditur njerëzit nuk u besonin dot syve. Babai i vogëlushes i cili ndodhej nën efektin e lëndëve narkotike rrëmbeu të miturën nga duart e së ëmës dhe e nxorri jashtë dritares duke e mbajtur me një dorë në ajër.

Në të njëjtën kohë nga brendësia e apartamentit dëgjoheshin të bëriturat e nënës së foshnjes, e cila e luste ta sillte vajzën brenda. Edhe pse ai kishte vënë këmbën për ta mbajtur (3 vjeçaren) para se t’i binte në hapësirë, fqinjët ndiqnin çdo çast frymëprerë.

Duke mos pasur rrugëzgjidhje tjetër fqinjët njoftuan menjëherë forcat policore. Përfundimisht, pas disa orësh negociatash i ati iu bind urdhërave të policëve./AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top