You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » Gurët e rënë në Maroko vijnë nga planeti Mars

Gurët e rënë në Maroko vijnë nga planeti Mars

Nga Lorena Stroka

Sipas Associated Press, shkencëtarët e NASA-s konfirmuan se gurët e rënë në Afrikën Veriore, më konkretisht në Maroko, korrikun e shkuar, janë meteorite që vijnë nga planeti Mars. Është hera e pestë që shkencëtarët konfirmojnë rënie gurësh nga Marsi. Hera e fundit ishte në vitin 1962.

Tani, u konfirmuan 6.8 kg meteorë, meteori më i madh peshonte rreth 1 kg. Astronomët besojnë se miliona vjet më parë, një objekt i madh u përplas me planetin në fjalë, duke dërguar copëza shkëmbore në sistemin diellor, prej të cilave disa bien në tokë…

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top