You Are Here: Home » Kuriozitete » Guglielmo Marconi (1874 – 1937)

Guglielmo Marconi (1874 – 1937)

Nga Lorena Stroka

Guglielmo Marconi (1874-1937) konsiderohet si “babai” i radios,  lindi ne Bolonje te Italise dhe qysh nga rinia e tij e hereshme ishte nje shkencetar dhe eksperimentues autodidaktik. Ne vitin 1895, kur ishte vetem 21 vjec me nje kombinim te suksesshem te bobines, antenes, detektorit plus sajimit te tij “tokezimit” arriti thithjen e valeve nga nje distance goxha e larget. Duke mos patur nje pritje te ngrohte nga atdheu i tij per zbulimin qe kishte bere, shkoi me te emen ne Angli, ku Postat Angleze e perkrahen dhe eksperimentet e tij  behen realisht te frytshme. Arritjet e tij impresionojne shoqerine Angleze. Mesditja historike e 12 Dhjetorit 1902 urezon dhe Oqeanin Atlantik, duke lene menjane thashethemet dhe pergenjeshtrimet keqdashese qe mendonin te kunderten… Askush nuk mund ta imagjinoje dot se pa kete zbulim sa humbje do te kishte njerezimi. Pas arritjeve kolosale te Marconi te gjithe mbeten te habitur se si djaloshi nga Bolonja realizoi nje zbulim kaq madhor… i cili fillimisht  (ne Itali) u perballe me indiferencen e organeve kompetente… Ne vitin 1909 Marconi fitoi cmimin Nobel ne fizike… modestia e tij i cuditi te gjithe, nga qe nuk kishte tituj akademike ai gjithmone deklaronte se ishte  nje artdashes i thjeshte dhe asgje me shume. Shpikesi i famshem vdiq papritur me 20 Korrik 1937, duke lene pas pervec emrit te nderuar dhe nje rruge te shtruar gati per zbulime te metejshme. Ne shenje nderimi, te gjitha stacionet radiofonike te botes mbajten dy minuta heshtje per largmin nga jeta te gjeniut Marcon.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top