You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » GJYSMËDIJA DHE DIJA

GJYSMËDIJA DHE DIJA

ALBSTROKA-BLOGShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Khalil Gibran

Katër bretkosa ishin ulur mbi një trung të tharë buzë lumit. Papritmas, trungu rrëshqiti poshtë, dhe avash-avash filloi të ndiqte rrjedhën e lumit. Bretkosat ishin të ngazëlluara, pasi kurrë më parë nuk kishin ndjerë kënaqësinë e lëvizjes mbi ujë!

Pas disa çastesh, thotë bretkosa e parë: “Ky trungu qenka vërtet i mrekullueshëm. Lëviz si i gjallë. Nuk e dija që kishte trungje të tilla.”

Diku aty ia pret bretkosa e dytë: “Jo, mikja ime, trungu është si gjithë të tjerët, dhe sigurisht nuk lëviz. Lumi shkon drejt detit, bashkë me trungun dhe ne.”

Pastaj flet bretkosa e tretë: “Nuk është as trungu dhe as lumi që lëvizë. Lëvizja është në të menduarit tonë. Sepse asgjë nuk mund të lëvizë pa ndihmën e të menduarit.”

Dhe kështu të tria bretkosat filluan të grindeshin me njëra-tjetrën se çfarë është ajo që lëvizë. Në vazhdim, grindja u bë sherr i madh…

Kur e panë, që s’nxirrnin dot anë, kërkuan mendimin e bretkosës së katërt, e cila deri në atë çast, thjesht mbante vesh se ç ‘thuhej.

Dëgjoni u tha ajo: “Të gjitha keni të drejtë, asnjëra nuk e ka gabim. Lëvizja gjendet te trungu, uji dhe mendimi ynë gjithashtu.”

Bretkosa mbetën për disa çaste pa fjalë, pastaj shpërthyen në britma, sepse asnjëra prej tyre nuk donte të pranonte që e vërteta e saj nuk ishte e tërë e vërteta, dhe se dy të tjerat nuk ishin plotësisht gabim.

Në fund, diçka e çuditshme ndodhi: Të tria bretkosat u bashkuan dhe e hodhën bretkosën e katërt në lumë!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top