You Are Here: Home » Mjekësi » Gjumi i dobëson fëmijët

Gjumi i dobëson fëmijët

Nga Lorena Stroka

Të paktën 11 (njëmbëdhjetë) orë gjumë në ditë duhet të plotësojnë fëmijët nga 3 – 5 vjeç. Dhe në qoftë se mendoni se 11 orë janë shumë, gaboheni!  Shkencëtarët Amerikanë nënvizojnë se për çdo orë gjumë më pak,  fëmijët rrezikojnë të marrin 0.7 kg nga mosha shtatë vjeç e lart.

Shkencëtarët theksojnë se fëmijët që flenë më pak orë, rrezikojnë që një ditë të bëhen obezë, me përqindje të lartë yndyrne në trup, akoma edhe nëse në të ardhmen ndryshojnë mënyrën e jetesës së tyre.

Akademia Mjekësore e Gjumit (Amerikë) rekomandon që fëmijët parashkollorë të flenë rreth 11 – 13 orë gjumë çdo natë, ndërsa ata që shkojnë në shkollë 10 – 11 orë./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top