You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » GJITHMONË PRISJA TY…

GJITHMONË PRISJA TY…

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

T.L

Po, e dashura ime…
Kohë para se të takoja unë prisja për ty…
Gjithmonë të prisja.
Kur isha fëmijë e nëna më shihte të trishtuar, përkulej e më pyeste: “Çfarë ke biri im?” Unë s’flisja.
Veç shihja pas supit të saj një botë të zbrazët prej teje…
Shkarravitja me laps mbi letër, vetëm që të mësoja të të shkruaja këngë.
……………………………………………..       …………………………………………………….
Natën kundroja yjet e qiellit se më mungonin sytë e tu. Kur dëgjoja trokitje në portë dhe rendja si i çmendur për ta hapur, atje s’kish njeri… Por diku jashtë në botë zemra jote më trokiste… Kështu jetova. GJITHMONË/ALBSTROKA.COM/
 
vijon…
 
© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top