You Are Here: Home » Gnomonologji » Ekzistenca » GJITHMONË DO TË JETË DIKUSH TJETËR…

GJITHMONË DO TË JETË DIKUSH TJETËR…

lorena-stroka-bliografia-foto-gjithmone-do-te-jete-dikush-tjeter-albstroka-blogShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Nuk fitonin përherë të zgjuarit, siç duam të besojmë për të justifikuar qenësinë tonë si përparim. Mbetjet historike dëshmojnë se Boskopët e kishin trurin 30% më të madh se njerëzit bashkëkohorë. Ata u zhdukën, u shuajtën shumë herët. Ndoshta sepse nuk arritën t’i kundërpërgjigjeshin pashpirtësisë së idiotëve.

Kushedi mbase ishin paqësorë, derisa papritmas, një ditë prej ditësh, u përballën me luzmat e Neandertalëve, Sapiensët!

Jemi bijtë e atyre që vranë gjithë të tjerët. Dhe tani nuk ka më “të tjerë”, apo gjithmonë do të ketë “të tjerë”?

Tjetër fe, tjetër gjini, tjetër gjuhë…

Shije të tjera, ide të tjera, zgjedhje të tjera, bindje të tjera…

Tjetër vend, tjetër kontinent, tjetër shtresë shoqërore, tjetër gjini, tjetër drejtim seksual.

Tjetër qytet, tjetër lagje, tjetër kat, tjetër emër…

Gjithmonë do të jetë dikush tjetër. Madje nëse nuk ekziston duhet ta shpikim ne vetë.

Unë bëj pjesë te NE që luftojmë TË TJERËT ku bën pjesë TI.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top