You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » GJITHÇKA RRETH KOLAGJENIT (EKSKLUZIVE)

GJITHÇKA RRETH KOLAGJENIT (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kjo koha njëherë me diell, e tjetrën me shi, më ka turbulluar tërësisht. Nuk e di se ç’të vesh më. Kur shikoj nga dritarja kohën me diell, gëzoj si fëmijë, vishem pranverore e dal, në mesin e rrugës bëhem qull nga shiu (aq e kishte dhe gëzimi im 20 minuta e shumta). E kam thënë dhe herë tjetër, nuk kam aspak marrëdhënie të mira me motin e ftohtë (jo të freskët) dhe shiun. E kam të pamundur të qarkulloj e veshur trashë dhe me çadër në dorë. Ndaj dhe tërë kohën jam thuajse e ftohur… Ah, kjo kokëfortësia ime do të më marrë në qafë ndonjë ditë… e shoh unë këtë punë. Shpresoj që ju andej nga Shqipëria të keni më pak probleme të tilla.

Nuk po zgjatem më tej, pasi arsyeja e shkrimit të sotëm nuk është shtjellimi i raporteve të mia lidhur me kushtet klimatike… por njohja dhe rëndësia e kolagjenit për shëndetin e organizmit tonë.

Kolagjeni është proteina më e rëndësishme e organizmit tonë. Proteinat (molekula që përmbajnë karbon, hidrogjen, oksigjen dhe azot) përbëjnë rreth 45% të peshës trupore të individit me peshë normale, në qoftë se nuk llogaritet përmbajtja e ujit në trup. Sasia e kolagjenit, si përqindje proteinash është afërsisht 75%. Kjo tregon se kolagjeni është një proteinë e rëndësishme për trupin. E gjejmë kudo, në tendina, zemër, thonj, flokë, lëkurë, mishra dhëmbësh, sy, nyje dhe enët e gjakut. Në këtë pikë, dua t’ju nënvizoj ekzistencën e disa llojeve kolagjeni, në pjesë të ndryshme të trupit tonë.

Kolagjeni është ajo që e mban trupin të “mbërthyer” dhe nuk e lë të shpërbëhet.

A jeni vetëpyetur ndonjëherë se çfarë do të ndodhte nëse nuk do të prodhonim më kolagjen?

Në rast se trupi jonë do të pushonte së prodhuari kolagjen, atëherë, do të shfaqej një sëmundje e tmerrshme (shfaqur për herë të parë dy shekuj më parë), e cila godiste kryesisht marinarët. Kjo sëmundje shpërbën trupin, për shkak të mungesës së plotë të vitaminës C. Në qoftë se nuk kemi vitaminë C në organizëm, atëherë nuk kemi prodhim kolagjeni. Rrjedhimisht, trupi fillon të bjerë, para së gjithash enët e gjakut.

Pavarëshit se askush nuk do të donte të vuante nga mosprodhimi i kolagjenit, një ditë të gjithë do të përballemi me të. Ndërsa vitet kalojnë, trupi plaket dhe rezistencat e tij reduktohen dukshëm. Pas të 30-ve, prodhimi i kolagjenit ulet nga 1-1.5% në vit, dhe kjo ka pasoja të dukshme, veçanërisht në lëkurë.

Çfarë të bëni për të ruajtur në nivel të kënaqshëm prodhimin e kolagjenit:

  • Të konsumoni sa më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë C (+ të merrni shtesa ushqimore në farmaci).
  • Një tjetër mënyrë, është të konsumoni sasi të mjaftueshme proteinash. I gjeni kryesisht tek bulmetrat dhe mishi.
  • Të ndaloni duhanpirjen (e di që për disa është e vështirë, por shëndeti qëndron mbi gjithçka, jepini, pra, përparësi).
  • Të filloni stërvitjen  individuale (çdo ditë e nga pak).
  • Të pini kolagjen të gatshëm (e gjeni në farmaci, kujdes nga imitacionet)./AlbStroka.com/

 

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top