You Are Here: Home » Mjekësi » Gjithçka që duhet të dini për të fërguarat

Gjithçka që duhet të dini për të fërguarat

                          Nga Lorena Stroka

Tiganisja nuk është mënyra më e shëndetshme e gatimit. Tiganisja e ushqimit shkatërron një pjesë të madhe të antioksidantëve dhe vitaminave në krahasim me zierjen, por edhe rrit numrin e kalorive. Tiganisja  është ndoshta mënyra më e keqe e gatimit, gjithësesi nuk duhet përjashtuar krejtësisht nga ushqyerja jonë. Vajrat që përdoren kryesisht për tiganisje janë, vaji i ullirit me acide yndyrore të monosaturuara, dhe vajrat me lule dielli, të cilat janë të pasura me  yndyrna të shumësaturuara. Vajrat ndahen në:

  • Vaj luledielli
  • Vaj misri
  • Vaj sojë
  • Vaj  pambuku

Vaji më i përshtatshëm për tiganisje është ai i ullirit, pasi ka rezistencë më të lartë oksidimi. Mirë është që kohëzgjatja e tiganisjes të mos jetë më shumë se 4 – 5 minuta dhe temperatura të jetë midis 160 – 180 C. Pasi kur temperatura është mbi 180 C VAJRAT SHNDËRROHEN NË SUBSTANCA TË DËMSHME PËR ORGANIZMIN, PSE JO DHE KANCEROGJENE.
Prandaj, sa here që tiganisni mos përdorni te njejtin vaj ulliri me shume se   tri here. Në qoftë se përdorni vajra të tjerë, ndërrimi i vajit duhet të jetë i menjëhershëm në çdo fërgim, në të kundërt oksidohet, pasi përbërësit e vajit me kalimin e kohës alterohen dhe krijojnë radikale të lira.
Në përgjithësi, do të ishte i rekomandueshëm vetëm përdorimi i vajit të ullirit për  tiganisje, pasi është edhe më  i qëndrueshmi

Këshilla të vlefshme

  • Menjëherë pas tiganisjes, ushqimet e skuqura duhet t’i vendosni në nje  letër kuzhine absorbuese, për të përthithur vajin që ndodhet në sipërfaqen e jashtme të tyre. Në këtë mënyrë do të reduktohet dhe përmbajtja e tyre në kalori.
  • Përdorni vetëm të bardhën e vezës  në qoftë se doni të lyeni ushqimet tuaja me vezë.
  •  Mos përdorni pirun gjatë procesit të tiganisjes sepse shpimi i ushqimit drejton ne humbjen e lengjeve te tij.
  •  Shmangni konsumin e pjesëve të skuqura shumë (ato që formojnë kore të kuqrremtë) sepse nuk janë të shëndetshme per organizmin tone.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top