You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR ANTIDJERSËN

GJITHÇKA QË DUHET TË DINI PËR ANTIDJERSËN

gazeta-albstroka-antidjersa-shkrime-keshilla-sekrete-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Antidjersa është një ndër produktet më të rëndësishme kozmetike, sa për burrat, aq edhe për gratë, e cila ndihmon në reduktimin e djersitjes në sqetulla, si dhe në eliminimin e aromës së pakëndshme të trupit. A mendoni se dini gjithçka që nevojitet në lidhje me antidjersën që përdorni? Ka disa të vërteta që mund t’ju habisin! Nuk më besoni? Ja hidhini një sy pikave të mëposhtme:

Antidjersa vret bakteret

Djersa është pothuajse pa erë. Ajo çka krijon aromën mbytëse është përqëndrimi i lartë i baktereve në lëkurë, sidomos te pjesa e sqetullave. Deodoranti përmban disa agjentë antibakterialë që neutralizojnë këto baktere.

Deodoranti ul, por, nuk ndalon djersitjen

Sipas FDA, deodorantët që “premtojnë” mbrojtje 24 orëshe, ofrojnë vetëm 20% reduktim të djersitjes. Ndërsa ata ekstra-efektivë, jo më shumë se 30%. Për këtë arsye, është mirë që të ndryshoni brand 3-4 herë vitë. Nëse ju përdorni vazhdimisht të njëjtën markë, ka shumë gjasa që trupi juaj të krijojë njëfarë “imuniteti” ndaj tij. Në rast se ndryshoni kompanitë e prodhimit çdo 2-3 muaj, është e sigurt që nuk do të përmballeni kurrë me probleme të tilla.

Antidjersa është unisex

I vetmi ndryshim midis antidjersës për meshkuj dhe asaj për femra është aroma dhe paketimi. Përtej kësaj, përbërësit janë thuajse të njëjtë.

Njollat e verdha mbeten një “mister” i pazgjidhur

As vetë kompanitë e prodhimit të këtyre produkteve nuk kanë arritur të gjejnë arsyen e shfaqjes së njollave të bardha e të verdha në rroba. Teoria thotë se përbërësit me bazë aluminin, të cilët përfshihen në më të shumtën e deodorantëve, reagojnë disi me djersën, lëkurën, pëlhurat, ose mbetjet e pluhurit larës, duke krijuar kështu njollat. Prandaj në qoftë se nuk doni të rrezikoni, zgjidhni ato produkte që nuk kanë si bazë aluminin./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top