You Are Here: Home » Mjekësi » Gjithçka mbi vitaminën C

Gjithçka mbi vitaminën C

Nga Lorena Stroka

Për vitaminën C janë shkruar dhe janë thënë shumë gjëra herë pas here. Por cili është roli i saj në të vërtetë, cila është vlera e saj në ushqyerjen tonë të përditshme, cilat janë pasojat e mos marrjes së saj dhe në cilat ushqime gjendet me bollëk?

Roli i vitaminës C

  • merr pjesë në formimin e kolagjenit
  • merr pjesë në sintezën e hormoneve
  • përforcon sistemin imunitar
  • përmirëson përthithjen e hekurit
  • është një antioksidant i fuqishëm në organizëm
  • mundësisht ka veprim antistaminik

Pasojat që rrjedhojnë nga mungesa e vitaminës C

  • Mbyllje e ngadaltë plagësh
  • zhvillim i reduktuar kockash dhe dhëmbësh
  • skorbut (enjtje dhe gjakderdhje)
  • gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve
  • rezistencë e ulët e organizmit ndaj infeksioneve të ndryshme

Burime të pasura me vitaminë C

  • perimet e gjelbërta (spinaqi)
  • domatet dhe brokoli
  • luleshtrydhet
  • pjepri
  • shalqiu
  • portokallet
  • limonat
  • mandarinat
  • patatet (kryesisht të freskëta)
  • specat (e kuqe dhe jeshile)

Gjithashtu, ia vlen të theksohet se:

  • asnjë ushqim shtazor nuk përmban sasi të mjaftueshme të vitaminës C
  • vitamina shtohet në shumë ushqime, kryesisht në lëngje frutash
  • njerëzit që pijnë duhan ose alkool kanë nevoja të mëdha për marrjen e vitaminës C/Albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top