You Are Here: Home » Kuriozitete » GJETËN TRU NJERIU 4.000 VJEÇAR!

GJETËN TRU NJERIU 4.000 VJEÇAR!

Nga Lorena Stroka

Në brendësinë e një varri të lashtë në perëndim të Turqisë u gjetën 4 skelete 4.000 vjeçare. E habitshmja është se në njërën prej kafkave u gjet ind i plotë truri, thuajse i paprekur në gjithë këto vite…

Hulumtuesit nga universitetet e Turqisë pasi anlizuan skeletet e vjetra, arritën në përfundimin se njerëzit u gjetën nën rrënoja si pasojë e një tërmeti të ndodhur, dhe në vazhdim zjarri u zieu trurin duke u larguar oksigjenin që përmbante.

Megjithatë, po aq e rëndësishme është dhe prania e kaliumit, magnezit dhe aluminit në tokë që në kombinim me acidet yndyrore të indit njerëzor kontribuan në ruajtjen e formës së trurit.

Sipas studiuesve, këto rezultate mund të jenë të dobishme për studimin e mëtejshëm të gjendjeve të ndryshme patologjike (tumoreve, gjakderdhjeve dhe sëmundjeve degjenerative)./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top