GJETËN GJURMË JETE NË MARS!
Duket e pabesueshme. Megjithatë mos prisni të shikoni njerëz të gjelbërt me shumë sy, duar ose antena. Të paktën jo tani për tani. Roboti i NASA-s, Curiosity arriti të gjente gjurmë jete në Mars.
Nga analiza e para që janë kryer në disa copa mineralesh nga një shkëmb në Mars rezultoi se në të shkuarën atje mund të ketë pasur jetë mikrobike.
“Pyetjes më themelore që misioni Curiosity duhej t’i përgjigjej ishte nëse në Mars kishte kushte të përshtatshme për jetesë: Në bazë të këtyre që dimë sot, përgjigjia është pozitive”, tha në një konferencë shtypi, Michael Mayer, udhëheqës i ekipt shkencor të Curiosity.
Shkencëtarët e Curiosity analizuan mostrën e parë që u mor nga brendësia e një shkëmbi në Mars. Shkëmbi ndodhej në fundin e një rrjeti të lashtë lumenjsh që ofronin kimikate dhe kushte të tjera të favorshme për jetën e mikrobeve, shpjeguan kërkuesit.
Guri përmban baltë, që u formua në ujë, minerale si sulfati por dhe lëndë të tjera kimike.
Balta minerale përfaqëson të paktën 20% të përbërjes së mostrës, shpjegoi David Blake i cili kryeu analizat. Ky mjedis i lashtë dhe i lagësht, në të kundërt me mjedise të tjera që ishin vëzhguar më parë në Mars, nuk ishte shumë i oksiduar ose shumë i kripur. Pra, uji në atë vend mund të ishte akoma dhe i pijshëm.
Megjithatë ende mbetet mister lloji i jetës mikrobike, analizat nuk arritën të na japin një përgjigje të prerë për këtë./AlbStroka.com/
© www.AlbStroka.com