You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » GJESTI FISNIK I NJË SKLLAVI ZEMËRMIRË

GJESTI FISNIK I NJË SKLLAVI ZEMËRMIRË

lorena-stroka-foto-histori-antikiteti-gazetare-albstroka-gazeta-wikipediaNga Lorena Stroka

Ka disa histori të cilat dhe pse kanë ndodhur qindra mijëra vjet më parë, teksa i dëgjon të rrëqethin njëlloj si të kenë ndodhur sot!

Ja sot, për shembull, ndërsa po shfletoja një libër historie, më tërhoqi vëmendjen historia e një pllake të lashtë varri, tashmë pjesë e Muzeut të Luvrit, pas së cilës fshihet një ngjarje sa prekëse po aq dhe tragjike!

Pllaka në fjalë u vendos në varrin e dy djemve të vegjël, Dexifhanes, pesë vjeç dhe Thrasonas, katër vjeç,  të cilët u vranë gjatë lëkundjeve të forta të një tërmeti të ndodhur rreth vitit 120 para lindjes së Krishtit. Bashkë me ta u varros edhe Hermesi, 25-vjeç, mësuesi i tyre, i cili ishte skllav. Sipas mbishkrimit, në kohën e tërmetit, Hermes u përpoq të mbronte fëmijët me duar, por pa sukses, në fund u vranë që të tre, ndërkohë që fëmijët u gjetën të pajetë në krahët e mësuesit të tyre zemërmirë.

I ati i djemve, dhe pse i pikëlluar nga humbja e parakohshme e nderoi vetëflijimin e Hermesit duke e varrosur atë me fëmijët e tij, madje urdhëroi gdhendjen e figurës së tij në qendër të pllakës së varrit. Varrosja e një skllavi së bashku me anëtarët e familjes së zotërisë së tij ishte diçka e pazakontë në antikitet./albstroka.com

Gjest fisnik!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top