You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » GJËRA QË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI NJË MANIKYR

GJËRA QË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI NJË MANIKYR

lorena-stroka-gazetare-albstroka-wikipediaNga Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Për shumicën e grave lyerja e thonjve është pjesë e rëndësishme e përkujdesjes së tyre. Por, a e dini se manikyri përmban disa përbërës kimikë që janë toksikë dhe mund të shkaktojnë dëme në trup, jo vetëm sipërfaqësisht, por edhe brendësisht? Pra, nëse doni të mësoni se si ndikojnë manikyrët në trupin tuaj, gjithçka që duhet të bëni është të vazhdoni të lexoni këtë artikull.

Një studim i fundit zbuloi se shumë prej markave më të njohura të manikyrëve janë shumë më të dëmshëm sesa duken.

Studiuesit ekzaminuan 24 gra që lyenin thonjtë e tyre për të zbuluar shenja toksinash kimike në trupat e tyre. Ata gjetën toksina në të gjithë trupat e grave. Dhe a e dini cili ishte shkaku i toksinave? Manikyri i thonjve.

Rezultatet treguan se 100% e pjesëmarrëseve shfaqën shenja të trifenilit të fosfatit vetëm 10 orë pas aplikimit të manikyrit.

Në një studim vijues, të njëjtët hulumtues analizuan dhjetë manikyrë të ndryshëm dhe zbuluan se 8 prej tyre përmbajnë këtë kimikat. Për më tepër, 2 nga manikyrët që ishin pozitivë ndaj trifenilit të fosfatit nuk e kishin të shënuar në etiketë këtë përbërje. Kjo mund të nënkuptojë që deri në 20% e manikyrëve në shitje përmbajnë një kimikat të rrezikshëm që nuk përfshihet në listën e përbërësve.

Çfarë është trifenili i fosfatit?

Një nga problemet më të mëdha me trifenilin e fosfatit është se prish sistemin endokrin të njeriut. Mund të ndikojë në rregullimin e hormoneve, metabolizmin, riprodhimin dhe rritjen.

Kjo është veçanërisht e dëmshme për vajzat që përdorin manikyrin e thonjve rregullisht, pasi rritja e shëndetshme hormonale është pjesë thelbësore e rritjes së tyre. Sidoqoftë, trifenili i fosfatit përbën një rrezik serioz për shëndetin e kujtdo që ekspozohet ndaj tij.

Për fat të mirë, ka disa kompani që kanë vendosur të krijojnë alternativa natyrale, të cilat eliminojnë rreziqet e alergjive, kancerit dhe çrregullimeve hormonale.

  1. Honeybee Gardens

Ka një gamë të gjerë manikyrësh natyralë me një larmi ngjyrash. Janë të përbërë nga uji dhe nuk përmbajnë absolutisht asnjë gjurmë kimikatesh të rrezikshme apo kancerogjenësh.

  1. Acquarella

Kjo kompani disponon më shumë se 50 ngjyra manikyrësh. Të gjitha bazohen në ujë dhe janë pa formaldehid, toluen, ftalat dibutili ose merkur.

  1. SpaRitual

Bëhet fjalë për një markë komerciale pa toksina dhe plotësisht vegan.

  1. Peacekeeper Cause-Metics

Prodhon manikyrë që kanë si bazë vajin argan dhe nuk përmbajnë asnjë përqindje toksinash, gjithashtu kanë veti hidratuese./albstroka.com

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top