You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » GJENI LIND APO BËHESH?

GJENI LIND APO BËHESH?

GJENI-LIND-APO-BEHESH-gazeta-albstroka-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Susan Polgar, ishte gruaja e parë që iu nënshtrua një ndër eksperimenteve më të rëndësishme të të gjitha kohërave!
Pyetja është po aq e vjetër sa historia e arsimit. Gjeni lind apo bëhesh? Çfarë është ajo që e bën dikë të dallojë nga turma: talenti, prirja, gjenet apo puna?
Për shumë vite askush nuk kishte mundur të jepte një përgjigje bindëse në lidhje me këtë temë. Askush përveç njërit: Laszlo Polgar-it, frymëzuesit të eksperimentit dhe përgjegjësit të këtij projekti kaq interesant. Polgari ishte një psikolog i specializuar në arsim dhe pedagogji, si dhe një shahist goxha i mirë. Qysh në moshë të re, Laszlo Polgar-in e mundonte pyetja klasike: “Talenti është diçka e lindur apo e fituar?”
Gjenet janë ato që e bëjnë dikë të shkëlqejë në një fushë të caktuar (p.sh. matematikë, pikturë, muzikë) apo edukimi dhe mjedisi rrethues?
Polgar-i studioi biografitë e më shumë se 400 personaliteteve të konsideruara gjeni në fushën e tyre, nga Mozarti deri tek Ajnshtajni, dhe arriti në përfundimin se të gjithë ata deri në moshën 3 vjeç kishin ardhur në kontakt me “profesionin” e tyre të ardhshëm, ndërsa pas moshës 6 vjeç kishin filluar trajnime intensive dhe të specializuara në këtë temë.
Motoja e tij ishte: “Çdo fëmijë i lindur dhe i rritur i shëndetshëm është një gjeni i mundshëm”. Madje vendosi të kalonte nga teoria në praktikë, duke zbatuar të njëjtën teori edhe te fëmijët e tij të ardhshëm./albstroka.com
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top