You Are Here: Home » Mjekësi » Gjenet e majmunit bllokojnë virusin HIV

Gjenet e majmunit bllokojnë virusin HIV

                            Nga Lorena Stroka

Një zbulim revolucionar hap shtigje të reja për trajtimin e AIDS-it. Ekipi i hulumtuesve nga Universiteti i Gjenevës arriti të riprodhojë një gjen, që gjendet tek majmunët e Amerikës Jugore dhe mund të bllokojë virusin HIV. Rezultatet e kërkimeve të tyre janë botuar në faqen e inspektimit Journal of Clinical Investigation. Në vitin 2004 shkencëtarët amerikanë nga University of Columbia, zbuluan këtë lloj gjeni tek majmunët, gjeni në fjalë prodhon një lloj proteine rezistente ndaj HIV-it. Shkencëtarët e Universitetit të Gjenevës arritën të riprodhonin artificialisht këtë gjen, pas zbulimit se është i barabartë me bashkimin e dy gjeneve njerëzore. Gjithashtu, arritën të kryejnë me sukses transportimin e gjenit konkret në qelizat e gjakut të njeriut. Kur gjeni u transplantua tek minjtë, që shfaqnin të njëjtat karakteristika imunologjike si njerëzit, panë se gjeni kishte të njëjtin reagim ndaj virusit me atë të gjenit që u zbulua në vitin 2004. “Gjeni që kemi gjetur mund të përdoret si një zgjidhje alternative për trajtimin e AIDS-it”, tha Xheremi Liubi, kreu i ekipit zviceran, dhe vuri në dukje se mund të shërbejë si një gjen kurues ndaj AIDS-it, dhe të transplantohet tek njerëzit që janë infektuar nga virusi. Kërkimet vazhdojnë për të kuptuar se si ky gjen bllokon virusin e AIDS-it.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top