You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria » GJASME NGA DASHURIA…

GJASME NGA DASHURIA…

GJASME-NGA-DASHURIA-LORENA-STROKA-PERKTHIME-ALBSTROKA-BLOGShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

S.Milioni

Gjasme nga dashuria… ëndrrat e tua flak në hapësirë…

Gjasme nga dashuria… hidhesh dhe vetë ti…

Gjasme nga mungesa e dashurisë ndryshon përparësi, drejtim, shpirtin tënd përsëri…

Gjasme nga nevoja për dashuri, i falesh gjithçkaje që duket se të ngrohë – qoftë dhe për pak – nga e dashurisë stuhi…

Gjasme nga frika e “fytyrave” të tjera të dashurisë, arrin të zgjedhësh ikjen, akoma dhe largësinë…

Gjasme nga besimi tek fuqia e dashurisë, nuk pranon të kuptosh se ka shumë të vërteta për të pagëzuar një gënjeshtër mirë…

Gjasme ndryshon, përlotesh, lëndohesh…

Gjasme rilind nga hiret e tua, shpresat ngjall përsëri…

Gjasme prek lumturinë përmes një përqafimi dhe vështron diellin pa frikë nga qielli yt i ri.

Dhe atëherë… gjasme gjithçka duket e mundur përsëri.

Ndoshta do ta vësh re. Të gjitha “gjasme-t” janë të bëra nga e ashtëquajtura dashuri./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top