You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » GËNJESHTRA

GËNJESHTRA

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Do doja të thoja gjithmonë të vërtetën. E dua të vërtetën. Por ajo s’më do. Kjo është e vetmja e vërtetë.

E vërteta nuk më do…

Sapo e them, ndryshon formë dhe kthehet kundër meje… Duket sikur gënjej e të gjithë më shikojnë shtrembër. Dhe pse jam e thjeshtë, nuk më pëlqen gënjeshtra. Gënjeshtra tërheq prapa saj probleme të tmerrshme, të përvjedh në grackën e vet, ecën e bie dhe pastaj të gjithë qeshin e tallen me ty…

Kur më pyesin për diçka dua t’u them atë që mendoj, dua t’u them të vërtetën. E vërteta më gudulis… Por nuk e di se ç’më ndodhë pastaj, më zë ankthi, paniku, frika për të mos u dukur qesharake… gënjej. Dhe mbaron puna aty… Është tepër vonë për t’i marrë pas. Po hodhe një hap te gënjeshtra… humbe, të mori lumi! Mbytesh deri në grykë. Dhe nuk është aspak e këndshme, ju betohem. Është kaq e lehtë të thuash të vërtetën./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top