You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » GJUHËSI » Gabime drejtshkrimore (I)

Gabime drejtshkrimore (I)

lorena_stroka_biografia_facebook_albstroka_facebook_keshilla_nga_lorena_strokaNga Lorena Stroka

Zotërimi i duhur i gjuhës nuk përbën veç një përkrahje e rëndësishme për CV-në tuaj, por nxit gjithashtu dhe zhvillimin e botës emocionale e përfytyrore. Mos e nënvlerësoni duke përdorur shkurtime apo gabime drejtshkrimore. Gjuha është identiteti ynë, pa atë, nuk jemi asgjë!

  1. Adresë jo Andresë
  2. Asnjëherë jo Asnjiher
  3. Autobus jo Autobuz
  4. Brenda jo Brënda
  5. Bilbil jo Birbil
  6. Byrek jo Burek
  7. Ëndrra jo Ëndërra
  8. Dallëndyshe jo Dallandyshe
  9. Diell jo Djell
  10. Dietë jo Djetë
  11. Faleminderit jo Falminderit
  12. Furgon jo Fugon
  13. Gotë jo Godë
  14. Hartim jo Artim
  15. Hyjnore jo Hynjore
  16. Karrige jo Karrike
  17. Lojë jo Loj
  18. Mall jo Mallë
  19. Mësuese jo Mësuse
  20. Mësues jo Mësus
  21. Mendje jo Mëndje
  22. Mirëmëngjes jo Mirmëngjes
  23. Mirëdita jo Mirdita
  24. Mirëmbrëma jo Mirmbrëma
  25. Miq jo Miqë
  26. Milion jo Miljon
  27. Misër jo Mistër
  28. Ndiej jo Ndjej
  29. Nëntor jo Nëndor
  30. Pension jo Pencion
  31. Përkthyes jo Përkthys
  32. Përgatitje jo Pregatitje
  33. Qera jo Qira
  34. Qendër jo Qëndër
  35. Qumësht jo Qumsht
  36. Rrugë jo Rugë
  37. Shans jo Shanc
  38. Shfaqje  jo Çfaqje
  39. Shqiptar jo Shqipëtar
  40. Shpoj jo Çpoj
  41. Shtëpi jo Shpi
  42. Tigan jo Digan
  43. Thënie jo Thënje
  44. Zonjë jo Zonj
  45. Zotëri jo Zotri/AlbStroka/

 vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top