FYTYRËN APO TRUPIN?
Pothuajse të gjithë e kemi menduar këtë, çfarë është më e rëndësishme në zgjedhjen e partnerit/partneres (përveç karakterit sigurisht), fytyra apo apo trupi?
Disa studiuesë nga Universiteti i Teksasit vërejtën se interesi i një burri për fytyrën ose trupin e një gruaje ndryshon në varësi të qëllimit që ai ka, pra nëse e shikon seriozisht apo thjesht për t’u argëtuar ca kohë me të.
Me fjalë të tjera, mashkulli që interesohet seriozisht për një femër përqëndrohet te tiparet e fytyrës së saj, ndërsa ai që kërkon thjesht të kalojë mirë, shikon më shumë trupin.
Personalisht, mendoj se kriteri më i rëndësishëm në përzgjedhjen e një partneri është mënyra e të menduarit të tij. Përputhja e mendimeve është alfa dhe omega në jetën e një çifti. Tani, për sa i përket pyetjes: fytyrën apo trupin? Pa diskutim që do të zgjidhja fytyrën, sytë janë pasqyra e shpirtit dhe prej andej fillojnë të gjitha./AlbStroka.com/
© AlbStroka.com