FYTYRA TË VDEKURA (I)
Lashtësi
Siç është e njohur gjerësisht, shumë njerëzve në shekujt e shkuar kur vdisnin u mbulonin fytyrën me një maskë të veçantë. Varrimi i njerëzve në këtë mënyrë lidhej ngushtë me kultin e të vdekurve. Kjo metodë mund të mbulonte disa funksione si:
- të mbronte të vdekurin nga shpirtrat e këqinj e të dëmshëm
- të ruante imazhin e tij, ndërkohë që shpirti i endej pambarimisht, përtej gjithçkaje.
Peruvianët në mumiet e tyre vendosnin një maskë të gdhendur druri, ngjyrë të kuqe, të stolisur me guacka. Maska të tilla, prej druri, metali, apo balte të pjekur mbështilleshin në një copë rrobë e vendoseshin brenda paketës funerale. Sa për mumiet e Inkas, ato vishinin maska të arta, të stolisura me gurë të çmuar – një fletë metali pak e lakuar krijonte pamjen.
Maskë nga Peruja
Nga të gjitha qytetërimet e lashta të pellgut të Mesdheut qytetërimi Egjiptian ishte ai që i dha lavdinë dhe rëndësinë më të madhe adhurimit të të vdekurve. Teknikat e balsamimit – u bënë qysh nga lashtësia – objekt përshkrimesh dhe komentesh. Rreth vitit 2000 p.e.r., u shfaqen maskat e para funerale në mumiet e Egjiptit. Vizatimet e tyre kujtojnë linjat e të vdekurve. Arti i maskës funerale arriti kulmin e vet në epokën e Perandorisë së Re. Maskat e arta ishin të vendosura mbi mumiet e personaliteteve të rëndësishme. Më e famshmja ishte ajo e Tutankhamon-it (faraon). Këto maska disa herë ishin të mbuluara nga një maskë tjetër prej kartoni. Përdorimi i maskës funerale filloi të zhdukej gradualisht gjatë periudhës së Perandorisë së Poshtme.
Maska funerale përdorej në shumë qytetërime si në Greqi, Afrikë etj. Vakota vendosnin mbi qeset që përmbanin trupat e vdekur, maska njerëzore, tepër të stilizuara. Këto maska përpiqeshin të mishëronin shpirtin e dyfishtë të të vdekurve. Të prera prej druri, ishin të mbuluara nga fletë lëkure ose rrjeta metalike.
Gjithashtu, kishte dhe maska kuajsh me prejardhje skife, gjë që vërteton se maska mund tëmerrej fare lehtë si një mjet transformimi/maskimi, jo vetëm për njeriun, por edhe për kafshën.
Maskë, me të cilën riprodhohet imazhi i të vdekurit, vë i vdekuri në Egjipt, Greqi, Etruri, Romë, Meksikë, Kolumbi, Guinenë e re, Peru, Kamboxhia dhe Siam.
Për sa i përket vendit fqinj Greqisë, maska funerale, madje të arta janë gjetur vetëm në Mikinë. Ka të ngjarë që Mikinasit të kenë marrë idenë e maskave funerale nga Egjiptianët. Maskat atje ndërtoheshin me materiale të vlefshme, si ar, argjend ose me pëlhura të mbuluara me stuko dhe një lloj suvaje mbi të cilën pikturonin. Këto lloj maskash ishin të stilizuara dhe përshkruanin të gjitha tiparet e të vdekurve. Më vonë, në rajonin Fayum të Egjiptit (shek. I, II pas lindjes së krishtit), u përdorën portete realiste, të kalitura në dru, kur njeriu qe ende gjallë. Maska-portet përshtatej në fytyrën e mumies për rezultate sa më të mira.
Në varret e Mikinës u gjetën gjithësej pesë maska të arta, tre në varrin IV, dhe dy në varrin V, edhe pse të vdekurit mbretërorë ishin shtatë burra, tetë gra dhe dy fëmijë. Një maskë tjetër prej qelibari u gjet në varrin C. Përveç asaj që ishte prej qelibari të gjitha të tjerat ishin prej ari. Maskat fiksoheshin me fije, siç mund të kuptohet nga vrimat (anash) në vesh. Përveç maskës së Agamemnonit, të tjerat kishin skema standarde karakteristike dhe pothuajse nuk dalloheshin nga njëra-tjera. Ky fakt na drejton në përfundimin se maskat (përgjithësisht) nuk ishin të qëlluara, pasi nuk tregonin saktësisht tiparet reale të fytyrave, pra nuk reflektonin moshën apo personalitetin e tyre. Gjithashtu, diçka tjetër që vërehet është fakti që të tëra maskat ishin burrërore dhe me sy mbyllur. Të panjohura mbeten arsyet se pse disa nga burrat e vdekur kishin maska dhe të tjerët jo.
© AlbStroka.com