You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » FUNKSIONI I SYRIT TË TRETË NË ORGANET E TRUPIT TONË

FUNKSIONI I SYRIT TË TRETË NË ORGANET E TRUPIT TONË

syri-i-trete-shkrim-nga-lorena-stroka-gazeta-albstroka-kuriozitete-shkencoreNga Lorena Stroka

Para 5000 vjetësh, ndoshta edhe më herët, mjekët popullorë të atyre kohërave kishin zbuluar se ushtrimi i presionit në disa pika të veçanta të trupit, mund të japë rezultate të jashtëzakonshme në organet e trupit tonë. Sot, ne dimë se këto pika janë më shumë se 400, dhe se një nga më të rëndësishmet gjendet në mesin e dy syve. Kjo është arsyeja pse shkencëtarët e quajnë Syri i Tretë.

Rëndësia e Syrit të Tretë

Sipas disa besimeve dhe praktikave fetare, Syri i Tretë, ka qenë gjithmonë pika ku trupi dhe mendja arrinin të komunikonin me botën e padukshme të aurës dhe universin transcendental.

Parë në këtë drejtim, Syri i Tretë është i lidhur me zhvillimin e intuitës dhe largpamësinë. Por, ka edhe rëndësi mjekësore.

Vetë mjekët pohojnë se kjo pikë ka vërtet lidhje me një sy të tretë, funksioni i të cilit është “zbehur” disi për shkak të dy syve të tjerë. Kështu, Syri i Tretë u shndërrua në diçka tjetër: në një gjendër që sekreton hormone.

Gjendra në fjalë, lëshon hormone që orientojnë disa instinkte të caktuara, të tilla si: etja, uria, ora biologjike, funksioni i plakjes, dëshira për riprodhim dhe seks.

Rrjedhimisht, nuk është e vështirë, që duke kombinuar këto dy teori, të kuptojmë pse Syri i Tretë është kaq i rëndësishëm.

Si ta aktivizoni

Sipas ekspertëve, thjesht duhet shtypur dhe masazhuar butësisht zona ku ndodhet syri i tretë. Ndërsa merrni frymë thellë e ngadalë, shtypni atë pikë për rreth dy minuta. Menjëherë do të përjetoni një ndjenjë relaksimi e çlirimi nga ankthi, konfuzioni dhe dhimbjet e kokës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top