You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » FUND PLAKJES SË SYVE. SI TË ZHDUKËSH PËR 7 DITË SKUQJEN DHE ZVERDHJEN E TYRE

FUND PLAKJES SË SYVE. SI TË ZHDUKËSH PËR 7 DITË SKUQJEN DHE ZVERDHJEN E TYRE

© Lorena Stroka

Të dashura ndjekëse të faqes siç e keni vënë dashuria që kam për produktet kozmetike  (qoftë të gatshme apo të bëra vetë) tashmë nuk fshihet më. Mirëpo sot u kujtova se paskam harruar t’ju flas për produktin më të rëndësishëm kozmetik që kam përdorur deri më sot, dhe që me siguri do vazhdoj ta përdor për shumë vite akoma (në qoftë se rroj deri atëherë).

Kur vendosa të ndiqja studimet e larta në UK (BA in Bilingual Translation dhe MA in Specialised Translation) nuk e kisha përfytyruar sesa lodhje do të më shkaktonte profesioni (që për mua është më shumë pasion) që po zgjidhja. Procesi i përkthimit, aq më tepër i përkthimit të specializuar, përveç vetmisë që të sjell, pasi je e mbyllur në zyrë para një kompjuteri për orë të tëra, të shkakton dhembje koke dhe lodhje sysh. Në fund të ditës, kur shikon veten në pasqyrë kërkon t’ia mbathësh. Sytë dehidratohen, skuqen, rëndohen dhe fillojnë të krijojnë një shtresë të verdhë në brendësi të tyre. Pikërisht në këtë rast nevojitet ndihma e lotëve të bukurisë.

Kiten Beauty është një produkt kozmetik sysh që hidraton, ripërtërin, pastron dhe shkëlqen sytë në thellësi. Bëhet fjalë për disa pika mrekullibërëse që përmbajnë një sërë elementesh mbrojtëse si acid hyaluronic (0.2%) që ka aftësinë të ruajë lagështinë e duhur në sipërfaqen e syrit si dhe shumë elemente të tjera vepruese.

Kur fillojnë të plaken sytë:

  • Sytë fillojnë të plaken qysh herët, zakonisht në moshën 24 vjeç fillojnë të shfaqen enët e para të gjakut.
  • Në moshën 30 vjeç enët e gjakut bëhen më të dukshme/theksuara. Vështrimi tregon i lodhur.
  • Në moshën 40 vjeç sytë fillojnë të humbin shkëlqimin natyral dhe gradualisht fillon zverdhja e tyre.
  • Në moshën 50 vjeç sytë bëhen më të ndjeshëm dhe pamja e tyre ndryshon thuajse tërësisht.

Plakja e syve shkaktohet nga:

  • Kushtet mjedisore
  • Atmosfera e ndotur
  • Lentet
  • Përdorimi i kompjuterit
  • Ndriçimi artificial në mjediset e brendshme
  • Duhani
  • Kondicioneri.
  • Grimi i shpeshtë

Në fund të vitit 2011 porosita në farmaci një paketë Kiten Beauty. Kisha dëgjuar fjalë të mira të, por nuk i kisha besuar, derisa i provova vetë. Brenda një jave më iku skuqja e syve dhe një shtresëz e hollë ngjyrë e verdhë që e vërej pothuajse tek të gjithë njerëzit. Qysh atëherë i ndiej sytë të çlodhur, të pastër dhe aspak të skuqur. Më pëlqen shumë çasti kur i hedh pikëzat në sy, kanë një ndjesi të veçantë freskie.

Çdo paketë përmban 20 vials (pikatore plastike mikroskopike) me kapakë përkatës. Mund të hidhni në çdo sy nga dy pika (mëngjes, drekë, darkë) ose sa herë ta keni të nevojshme.

Paketat i gjeni vetëm në farmaci të zgjedhura, nuk e di nëse kanë ardhur dhe në Shqipëri. Në Greqi dhe Belgjikë është e sigurtë që ka, pasi kam blerë aty… Normalisht kostoja varion nga 14 – 16 euro, mirëpo në Belgjikë, më specifikisht në Antwerpen çmimet ishin pak më të kripura, akoma dhe 20 euro… Gjithsesi ia vlen të investoni për shëndetin e syve tuaj. Për mendimin tim, mos prisni asnjë minutë, rendni t’i blini. Rinohuni, thuajini STOP plakjes së syve!/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top