You Are Here: Home » Kuriozitete » FSHATI KU VAJZAT SHNDËRROHEN NË DJEM PA NDËRHYRJE KIRURGJIKALE

FSHATI KU VAJZAT SHNDËRROHEN NË DJEM PA NDËRHYRJE KIRURGJIKALE

ALBSTROKA-BLOG-VAJZAT-QE-SHNDERROHEN-NE-DJEM-SHKIME-NGA-GAZETARJA-LORENA-STROKA-ALBSTROKANga Lorena Stroka

Në pjesën jugperëndimore të Republikës Domenikane, në një fshat të vogël e të mënjanuar, është vërejtur një dukuri e pazakontë, fëmijët që lindin vajza, në moshën dymbëdhjetë vjeç shndërrohen në djem.

Këta fëmijë njihen ndryshe si “machihembras”, që do të thotë “fillimisht grua, pastaj burrë.”

Endokrinologia Julianne Imperato, e cila punon si pedagoge në një kolegj mjekësor të Nju Jorkut, pasi dëgjimit të zërave të çuditshëm në lidhje me transformimin automatik të vajzave në djem, vendosi të vizitonte nga afër fshatin në fjalë, për të hedhur dritë mbi misterin e shndërrimit gjinor. Pas një mori studimesh të kryera në vend, arriti në përfundimin se çrregullimi i rrallë gjenetik erdhi si pasojë e  mungesës së një enzime, 5a-reductase, e cila e konverton testosteronin në dihidrotestosteron (DHT).

Gjatë adoleshencës këta fëmijë shfaqin një “vale” të re testosteroni që u lejon zhvillimin e mjekrës dhe zbritjen e organit të ri gjenital. Pas hulumtimeve të mjekes amerikane, kompania farmaceutike Merck prodhoi një barnë të quajtur “finasteride”, e cila pengon veprimin e enzimës që shkakton problemin./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top