You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » FSHATI I SEKSIT, ATY KU GRATË NUK THONË KURRË JO!

FSHATI I SEKSIT, ATY KU GRATË NUK THONË KURRË JO!

bordelloja-me-e-madhe-ne-bote-gazeta-albstroka-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Bordelloja më e madhe në botë gjendet në Bangladesh, në një fshat ku jetojnë vetëm gra!

Gratë aty janë mësuar t’i jepen kujtdo në këmbim të një shume simbolike. Qysh herët u është thënë se ky është misioni i tyre dhe se fjalët mohuese nuk kanë vend aty!

Për shumë meshkuj, fshati në fjalë është shndërruar në parajsë tokësore, ku cilido mund të shijojë seks të shfrenuar, pa i dhënë llogari askujt!

Në fshatin Daulatdia, me një sipërfaqe sa dyzetë fusha futbolli, rreth 2,000 gra shesin trupat e tyre përditë. Ndryshe nga imazhi i shtëpive të tjera publike që funksionojnë në vende të ndryshme të botës, aty kushtet bazë sanitare dhe standardet higjienike janë totatalisht të paekzistueshme, prezervativët e përdorur hidhen nëpër rrugë pa asnjë farë ngurimi! Vizitorët e vetëm në fshat janë meshkuj-klientë. Rreth 3.500 burra mbërrijnë në fshat çdo ditë. Shumica e tyre janë shoferë kamionësh, të cilët zakonisht bëjnë një ndalesë të shkurtër para se të arrijnë në kryeqytetin e Bangladeshit, Dhaka, i cili është rreth 100 kilometra larg fshatit.

Për një…  seks të shpejtë, çmimi është 2 dollarë, ndërsa për seks pa prezervativ çmimi shkon në 4 dollarë.

Daulatdia është një fshat pa qendër shëndetësore, i mbushur plot dhimbje, dhunë dhe drogë…

Gratë dhe vajzat beqare fitojnë më shumë para, por nuk mjafton vetëm kjo, përmasat trupore janë një tjetër parakusht për të rritur të ardhurat e tyre. Shumë gra marrin Oradexon, një steroid i përdorur për trashjen e bagëtive, i cili i ndihmon të krijojnë forma më të rrumbullakosura, pa marrë parasysh efektet e mundshme anësore.

Bangladeshi është një nga vendet e pakta myslimane (83% janë myslimanë) që lejon prostitucionin. Ka 20 fshatra – bordello në të gjithë vendin.

Në fshatin Daulatdia, prostitucioni filloi në vitet 1980 në një përpjekje për të luftuar shkallët e larta të përdhunimeve. Sidoqoftë, ajo që po ndodh aty është po aq kriminale sa përdhunimi: Shumë vajza rrëmbehen ndërsa kthehen nga shkolla dhe jo pak të tjera shiten nga familjet e veta  për një grusht para!!!/albstroka.com

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top