You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » FRYMA IME, NJË RRAHJE ZEMRE ËSHTË E GJITHË QENËSIA IME PËR TY!

FRYMA IME, NJË RRAHJE ZEMRE ËSHTË E GJITHË QENËSIA IME PËR TY!

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

2 korrik 1939

Je e Imja. Jam i Yti. Vetëm kjo më mbush, vetëm kjo më jep jetë, vetëm kjo më mban në tokë… Rrënjët e saj janë tonat, ngatërruar poshtë në dhe, mpleksen e mbështillen gjithnjë e më shumë, pastaj një lëng na ngjitet thellë në vena, ndërkohë që një plagë e madhe rri e hapur në zemrat tona për këtë ndarje.
A… si funksionon ditë-nata brenda meje, në tërë trupin tim, nga thonjtë deri te fijet e flokut, ky kërkimi i pandërprerë i mendjes sime për Tënden, i syve të mi për sytë e Tu, i frymës sime për frymën Tënde, i rrënjëve të mia për rrënjët e Tua…
………………..                      …………………                   …………………..
Fryma, ime vjedh nga orët e natës, sepse dhe këtu jam i pagjumë, rri zgjuar me ty në mend, që për mua është kaq e rëndësishme sa prekja për të verbërin. Një rrahje zemre është e gjithë ekzistenca ime për Ty, asgjë tjetër./AlbStroka.com/
 
vijon… (Ndalohet ribotimi i përkthimit pa autorizimin e autores)
 

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top