You Are Here: Home » Mjekësi » Fruta të thata

Fruta të thata

Nga Lorena Stroka

Frutat e thata janë një kategori e keqkuptuar ushqimesh, por kërkimet kanë treguar se ato janë të pasura me acide yndyrore, proteina, minerale si magnezi, fibra, vitamina por edhe me sasi të konsiderueshme fibre që përforcojnë  shëndetin e zemrës. Janë të pasura gjithashtu me kalcium, magnez, kalium dhe kontribojnë në uljen e presionit të gjakut. Përmbajnë sasi të rëndësishme magnezi dhe bakri, që rregullojnë kolisterolin, presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Por më shumë, janë të dobishme për lëkurën tone.

Bajame

Bajamet janë të pasura me yndyrna, vitaminë E, fibra bimore dhe përbëjnë gjithashtu burim kalciumi, 30 gr bajame = 165 kalori.

Lajthi

Lajthitë përmbajnë nivelet më të larta të vitaminës B6. Kjo vitaminë është e domosdoshme për funksionimin e duhur të sistemit tone nervor. Përmbajnë gjithashtu sasi të konsiderueshme  fibre që ndihmojnë në funksionimin normal të sistemit gastrointestinal, por edhe mjaft mangan, një komponent i rëndësishëm për proceset antioksidante të organizmit, 30 gr lajthi = 175 kalori.

Fistikë

Fistikët janë një burim i shkëlqyer vitaminash i simblegmës B dhe kryesisht i  dy vitaminave, niacin dhe acid folik. Gjithashtu përmbajnë dhe sasi të kënaqshme sterolesh bimore me veprim antioksidant, 30 gr fistikë = 160 kalori.

Arra

Arrat janë të pasura me sterole bimore, kanë sasi të mëdha substancash antioksidante. Përmbajnë shumë magnez, kalium, fosfor pak hekur dhe vitaminë E, K, 30 gr arra = 185 kalori. Për këtë arsye mund të konsumojmë çdo ditë, thjesht të mos kalojmë masën, pasi përmbajnë shumë kalori. T’i preferojmë të papërpunuara dhe pa kripë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top