You Are Here: Home » Mjekësi » Fruktoza ushqen kancerin

Fruktoza ushqen kancerin

Nga Lorena Stroka

Një studim i kryer në SHBA konstatoi se qelizat kanceroze të pankreasit ndahen dhe shumohen nëpërmjet fruktozës.

Ekipi hulumtues i Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos, tregoi se qelizat kanceroze ushqehen sa me fruktozën po aq edhe me glukozën.

Studimi që u botua në revisten Cancer Research, mund të shpjegojë studime të mëparshme që kishin lidhur konsumin e fruktozës me kancerin e pankreasit, një nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit.

Dr. Anthony Heaney dhe kolegët e tij thanë se “këto gjetje tregojnë se qelizat kanceroze mund të metabolizojnë shumë lehtë fruktozën duke u shumëfishuar. Për sa i përket pacientëve që vuajnë nga kanceri është e rëndësishme që të reduktojnë marrjen e fruktozës ose glukozës, substanca që gjenden kryesisht në ëmbëlsira, pije, shurupe, bukë edhe në shumë lloje të tjera ushqimesh”.

Sipas American Heart Association, sasia e madhe e sheqerit nuk shton vetëm peshë, por është edhe faktor kryesor për shfaqjen e shumë sëmundjeve si: diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ishemitë cerebrale.

Ekipi hulumtues shpreson në prodhimin e një  ilaçi që të mund të ndalojë zhvillimin e qelizave kanceroze./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top