You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » FOTO/ SI TË PËRGATISIM VETË KREM PËR HEQJEN E STRIJAVE

FOTO/ SI TË PËRGATISIM VETË KREM PËR HEQJEN E STRIJAVE

lorena-stroka-foto-6Nga Lorena Stroka

Si adhuruese e gjithçkaje të bukur, nuk mund të lija pa sjell këtu një recetë të veçantë për nënat e reja, me efekte jashtëzakonisht të mira. Një recetë (ekskluzive) që e aplikoj dhe vetë për të përsosur imazhin tim trupor.

Siç e kam thënë dhe herë tjera, më pëlqen të ekperimentohem me receta homemade. Fotot e mëposhtme i kam shkrepur më 10 prill 2013 dhe përshkruajnë hap pas hapi, përgatitjen e një kremi fantastik për reduktimin e strijave, zbutjen e lëkurës dhe hidratimin e thellë të saj. Përdorimi i kremit rekomandohet vetëm për trup, jo fytyrë.

Përbërësit

1 filxhan kafeje xhel alo vera (100% natyral)

1 lugë të vogël vaj ulliri

1 lugë të vogël vaj kokosi

1 lugë të vogël vaj bajame

1 lugë të vogël vaj kalendule

10 vitamina A dhe E

Pasi të keni përfunduar përgatitjen e përzierjes, aplikojeni në ato pjesë të trupit ku mendoni se e keni të nevojshme dhe pas 3-4 orësh shpëlahuni me ujë të vakët.

Përdoreni 2 herë në ditë (mëngjes-darkë) – para aplikimit këshillohet larja me ujë të ngrohtë e pjesës problematike./AlbStroka.com/Kremin mund ta ruani në derën e frigoriferit.

© AlbStroka.com

lorena-stroka-foto-1

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top