You Are Here: Home » Kuriozitete » FOTO/ SI QUHET SËMUNDJA QË TREFISHON MADHËSINË E KOKËS?

FOTO/ SI QUHET SËMUNDJA QË TREFISHON MADHËSINË E KOKËS?

albstroka-blog-lorena-stroka-foto-1-hidrocefaliaNga Lorena Stroka

Kur lindi, Emoni ishte një fëmijë i zakonshëm, pa ndonjë tipar të veçantë, thjesht e kishte kokën pak më të madhe se normalja.

Mirëpo brenda dy vjetësh, koka e tij u zmadhua aq shumë, sa sot peshon plot 9 kg, domethënë sa një fëmijë rreth 1 vjeç. Tashmë, gjendja shëndetësore e fëmijës nga Bangladeshi po përkeqësohet dita-ditës. Ai e ka të pamundur të flasë, të ecë apo ta lëvizë trupin vetë. Sipas mjekëve, e vetmja shpresë që vogëlushi të bëhet mirë, është trajtimi jashtë shtetit. Mirëpo për shkak të vështirësive ekonomike, familja nuk i përballon dot shpenzimet për shërimin e birit të tyre.

Emoni vuan nga një sëmundje serioze, hidrocefalia, e cila shkaktohet nga akumulimi i lëngjeve në tru. Me kalimin e kohës, lëngjet e tepërta ushtrojnë presion në tru, duke shkaktuar dëmtime serioze, akoma dhe vdekje të pacientit.

Ekzistojnë tri lloje hidrocefalie: një që zbulohet gjatë lindjes, një që zhvillohet pas lindjes, dhe një tjetër, që prek moshat e mëdha.

albstroka-blog-hidrocefalia-lorena-stroka-shkrime

Falë përparimit të shkencës, mjekët përdorin metoda të reja për trajtimin e sëmundjes, e cila nuk është dhe aq e rrallë, pasi 1 në 2000 foshnje lindin me këtë problem. Përfundimisht, e vetmja mënyrë që Emoni të jetojë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij është ndërgjegjësimi i publikut dhe mbledhja e një shume të caktuar parash që nevojitet për kryerjen e operacionit./albstroka.com/

© AlbStroka.com

lorena-stroka-foto-biografia-albstroka-blog-hidrocefalia

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top