You Are Here: Home » Kuriozitete » FOTO/ ORANGUTANËT QË PËRDOREN SI SKLLAVE SEKSI NË SHTËPITË PUBLIKE TË KALIMANTANIT !

FOTO/ ORANGUTANËT QË PËRDOREN SI SKLLAVE SEKSI NË SHTËPITË PUBLIKE TË KALIMANTANIT !

albstroka-blog-orangutanget-seks-me-pagese-shkrime-nga-lorena-strokaNga Lorena Stroka

Sa përqeshëse është të besosh se s’ka ngelur gjë pa ta zënë syri apo dëgjuar veshi kësaj katrahure bashkëkohore! Kur mjerisht, thuajse përditë, ndeshesh me një tronditje të re, gjithnjë e më rrëqethëse se paraprirësja.

orangutanet-skllave-seksi-ne-shtepi-publike-shkrime-nga-lorena_stroka_gazeta_albstrokaIndonezia, e cila njihet botërisht për skajshmërinë e saj sjellore, vijon të jetë për të disatën herë në kreun e listës së ska-ndaleve më marramendëse. Mungesa e mirëqenies, niveli i ulët arsimor, por dhe papjekuria emocionale janë vetëm disa prej faktorëve që kanë çuar në rritjen e ndjeshme të trafikimit seksual të kafshëve. Së paku dymbëdhjetë orangutanë të gjinisë femërore, krejt të pambrojtur nga ndonjë shoqatë kompetente për të drejtat e kafshëve, po përdoren si skllave seksi nga kontrabandistët e kafshëve të egra në shtëpitë publike të Kalimantanit Jugor.

Imazhi i kafshëve të prostituara në mjediset e albstroka-abuzimi-me-kafshe-shkrime-nga-lorena_stroka_seks_me_kafshe_ne_indenezi“parajsës” së zoofilëve shkakton rrëqethje, keqardhje, turp, neveri dhe zemërim të paparë.

Kafshët e dhunuara mbahen të lidhura me zinxhirë dhe tërësisht të qethura, për të kënaqur fantazitë e sëmura të klientëve që nuk ngurojnë të abuzojnë me to, kundrejt një pagese të caktuar. Për momentin, nuk është raportuar asnjë ndërhyrje zyrtare për zgjidhjen e problemit të krijuar, gjithçka ka mbetur në normë sehirllëku!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top